Me kërkesën e kompanive të sektorit të industrisë së çimentos, çelikut dhe ferro-kromit, Komisioni i Ekonomisë ka pranuar shtyerjen e afatit të rritjes së taksës së karbonit për qymyrin. Ky afat, fillimisht i planifikuar në datën 1 janar 2024, është zhvendosur në 1 korrik të vitit 2026.
Projektligji për ndryshimin e ligjit mbi “Taksat Kombëtare”, parashikonte një rritje të taksës së karbonit për qymyrin nga 3 lekë/kg qymyr, në të paktën 15.3 lekë/kg qymyr në vitin 2030. Synimi i këtij projektligji është ulja e ndotjes së mjedisit nga shkarkimet e karbonit. Nga kjo taksë do të preken industria e çimentos, çelikut, si edhe ajo e prodhimit të ferro-kromit.