Shkencëtarët zbulojnë një fenomen surprizues në Himalaje që mund të ngadalësojë efektet e ndryshimeve klimatike

Akullnajat në Himalaje janë duke shkrirë me shpejtësi, por një studim i publikuar më 4 dhjetor të këtij viti, zbuloi një fenomen befasues në masivin malor më të lartë të botës. Ky fenomen mund të ndihmojë në ngadalësimin e efekteve… 

By admin

Akullnajat në Himalaje janë duke shkrirë me shpejtësi, por një studim i publikuar më 4 dhjetor të këtij viti, zbuloi një fenomen befasues në masivin malor më të lartë të botës. Ky fenomen mund të ndihmojë në ngadalësimin e efekteve të krizës klimatike.

Kur temperaturat e ngrohta godasin masat e akullit në lartësi të mëdha, shkaktohen erëra të forta dhe të ftohta poshtë shpateve, sipas revistës Nature Geoscience.

Francesca Pellicciotti, nga Instituti i Shkencës dhe Teknologjisë në Austri, si edhe autorja kryesore e këtij studimi, shpjegon se si ngrohja e klimës krijon një hendek të madh të temperaturës midis ajrit rrethues mbi akullnaja dhe ajrit më të ftohtë në kontakt direkt me sipërfaqen e masave të akullit.

Ajri i ftohtë dhe i thatë i sipërfaqes bëhet më i ftohtë dhe i dendur, duke u “fundosur”. Masat ajrore fryjnë poshtë shpateve dhe në lugina, duke ftohur këto zona. Akullnajat në këtë masiv malor, “ushqejnë” 12 lumenj, që sigurojnë ujë për 2 bilion njerëz në 16 shtete. Ndaj është e rëndësishme të zbulohet nësë akullnajat e Himalajeve mund të vazhdojnë këtë efekt ftohës dhe vetë-ruajtës, ndërsa rajoni përballet me rritjen e temperaturave në dekadat e ardhshme.