Mirëqënia e kafshëve dhe ndikimi në mjedis

Është joshëse të supozosh që çfarë është e mirë për planetin, është gjithashtu e mirë për kafshën, por fatkeqësisht, ky nuk është rasti. Këto të dyja janë gjithmonë në konflikt me njëra tjetrën. Çfarë është ideale për mirëqënien e kafshëve është shpesh më dëmtuese për mjedisin, dhe anasjelltas. Kjo është e vërtetë për lloje të […]

By Mjedisi Sot

Është joshëse të supozosh që çfarë është e mirë për planetin, është gjithashtu e mirë për kafshën, por fatkeqësisht, ky nuk është rasti. Këto të dyja janë gjithmonë në konflikt me njëra tjetrën.

Çfarë është ideale për mirëqënien e kafshëve është shpesh më dëmtuese për mjedisin, dhe anasjelltas. Kjo është e vërtetë për lloje të ndryshme kafshësh (për shembull, viçi kundrejt pulës) dhe për mënyra të ndryshme të rritjes së një lloji të caktuar kafshe (pulat në kafaze kundrejt pulave të lira).

Mënyra si konsumatorët priren të merren me këtë dilemë varet nga prioritetet dhe vlerat e tyre, të cilat përfshijnë elemente të tillë, si çmimi, prefernca ndaj shijes, marrëdhenia me fermerët dhe komunitetet.

Të shkëmbesh hamburgerin me mish viçi, për një me mish pule, e ul gjurmën e karbonit për vaktin e darkës me 80%. Por problemi këtu është se për të arritur në sasisnë e mishit të vicit do duhet të vriten 200 herë më shumë pula, sesa lopë. Një pulë ofron rreth 1.7 kg mish ndërsa një lopë rreth 360 kg.

Nëse pulat futen në kafazë te vegjël u nevojitet më pak hapësirë. Nëse  ndalohen të lëvizin lirisht, harxhojnë më pak energji. Jepu hormone dhe do të shtojnë peshë shumë herë më shpejt.

Kjo është më e mirë për klimen pasi tregon se u nevojitet më pak ushqim që të arrijnë peshën e nevojshme për t’u tregëtuar, ndërsa kursehen plehëruesit, hapsira fizike, uji, burime të tjera, zvogëlohet jashtëqitja, e cila është një nga shkaqet e shkarkimeve të dioksidit të karbonit në atmosferë.

Natyrisht këto zgjedhje e bëjnë jetën e kafshëve të mjerë.

Reduktimi i konsumit të përgjithshëm të mishit zvogëlon gjurmën mjedisore dhe  parandalon vuajtjet e kafshëve në të njëjtën kohë.

Nëse i kushtohemi më shumë kërkimit rreth sistemeve që i balancojnë këto prioritete, mund të gjejmë njohuri që mund të përshtaten në situatat tona. Dilema e pakëndshme nuk do të zhdukej plotësisht, por mund ta lehtësonte këtë tension.