Rendësia e të dhënave në parandalimin e fatkeqësive natyrore

Mbetet i paqartë numri i personave që kanë humbur jetën në disa nga eventet më vdekjeprurëse klimatike të lidhura me motin. “Mungesa e burimeve dhe të dhënave të besueshme është një problem”- thotë Nidia Velaskuez (Nydia Velázquez) bashkë me ish-senatoren Kamala Harris. “Numri i vdekjeve është një problem”-thotë Velázquez, që vlerësohet si me ndikim më […]

By Mjedisi Sot

Mbetet i paqartë numri i personave që kanë humbur jetën në disa nga eventet më vdekjeprurëse klimatike të lidhura me motin.

“Mungesa e burimeve dhe të dhënave të besueshme është një problem”- thotë Nidia Velaskuez (Nydia Velázquez) bashkë me ish-senatoren Kamala Harris.

“Numri i vdekjeve është një problem”-thotë Velázquez, që vlerësohet si me ndikim më të drejtpërdrejtë lidhur me ndërgjegjësimin e publikut dhe perceptimin prej tij të përmasave që merr një fatkeqësi apo të burimeve shtetërore të rimëkëmbjes”.

Valët e të nxehtit janë një prej pasojave më vdekjeprurëse të ndryshimeve klimatike, po ashtu dhe më ngushtë të lidhurat me to. Valët ekstreme është e pamundur të ndodhin jashtë ndikimit të njeriut.

“Vdekjet mund të shihen të lidhura me valët e të nxehtit edhe kur temperaturat në Teksas arrijnë 35 gradë Celsius në Teksas”,- thotë Gordon Strasberg (Gordon Strassberg). “Por këto temperature nuk janë mjaftueshëm të larta për të vënë alarmin në ato vende ku moti i nxehtë është i zakonshëm.”

Vdekjet duhen parë të lidhura edhe me zjarret në natyrë, ndonëse një pjesë e tyre nuk vlerësohen të kenë zjarrin shkak. Studimet tregojnë se ekspozimi ndaj tymit të zjarreve sjell mijëra vdekje në SHBA, cdo vit, ndërsa nuk ka një sistem të mirëfilltë për t’i vlerësuar si të tilla. Zjarret shoqërohen me një numër të konsiderueshëm viktimash, por p.sh viktimat e lidhura me ndodhitë pas zjarrit, si p.sh rastet e lidhura me dëshperimin apo vetëvrasjet, nuk shihen nga qeveria si të lidhura me zjarrin.

Vdekjet të cilat janë të lidhura në mënyrë indirekte me fatkeqësitë natyrore nuk numerohen në mënyrë efikase dhe të besueshme. Shumë njerëz humbin jetën nga mungesa e energjisë, gjatë apo pas stuhive të mëdha, zjarreve apo valëve të të nxehtit

Disponimi i të dhënave të besueshme për humbjet e jetës nga përmbytjet, zjarret, stuhitë etj., që lidhin vdekjet me shkaqet përkatëse, mund të shpëtojë jetë njërëzore gjatë goditjeve nga fatkeqësitë, në të ardhmen.

Shumë nga këto humbje jete janë të shmangshme. Sa më shumë të informohet publiku, aq më të mëdha janë mundësitë e parandalimit të tyre, përmes marrjes së masave mbrojtëse, sic janë planet e evakuimit, strehimet e përkohëshme për personat në rrezik, etj.