Ajri që thithim, 4-5 herë më i ndotur se norma e rekomanduar

Eksperte të ndryshëm të mjedisit, shëndetit dhe mirëqënies janë mbledhur bashkë në Konferencën e Dytë Ndërkombëtare “Kontrolli i cilësisë së ujit dhe ajrit, mbrojtja e shëndetit të njeriut dhe sigurimi i zhvillimit të qëndrueshëm”. 26 studime shkencore janë prezantuar në këtë konferencë, duke evidentuar gjendjen e mjedisit dhe reflektimin që duhet të bëhet për të […]

By Mjedisi Sot

Eksperte të ndryshëm të mjedisit, shëndetit dhe mirëqënies janë mbledhur bashkë në Konferencën e Dytë Ndërkombëtare “Kontrolli i cilësisë së ujit dhe ajrit, mbrojtja e shëndetit të njeriut dhe sigurimi i zhvillimit të qëndrueshëm”. 26 studime shkencore janë prezantuar në këtë konferencë, duke evidentuar gjendjen e mjedisit dhe reflektimin që duhet të bëhet për të minimizuar ndotjen, e cila është në parametra të larta.

Profesor Petrit Zorba, ekspert pranë Institutit të Gjeoshkencave ka thënë për SCAN TV, se rëndësi ka mbajtja në konsideratë e politikës së mendimit shkencor për një monitorim të mirë të nano grimcave. Në këtë konferencë, janë prezantuar rezultatet e 7 viteve, të cilat kanë treguar sispas tij se temperaturat janë rritur me +1.9 gradë Celsius dhe rënie e reshjeve me 3.4 % që është në norma të larta.

“Konferenca është përqëndruar në ndotjen e ajrit dhe ujit dhe reflektimi tek shëndeti i njeriut. U dhanë konkluzione mjaft interesante. Rezultatet kanë treguar se ndotja e ajrit nga copëzat e vogla që janë nën 2,5 mikron, kanë efekt të dëmshëm te trakti respirator, por dhe në zemër, tru, sistem riprodhues etj. Ky është një problem i madh pasi këto norma janë 4-5 fish më të larta se normat  e rekomanduara”- tha Dr.Genc Sulçebe, Drejtues, Profesor Universiteti i Mjekësisë Tiranë.

Ndërsa Prof. asoc Besnik Baraj thotë se këto gjetje dhe punime shkencore të kalojnë tek pushteti lokal e vendor që t’i ketë parasysh në hartimin e politikave të ndryshme të zhvillimit ekonomik dhe urbanistik të vendit.

Në këtë konferencë, sipas Bares ku u preznatuan punime dinjitoze nga ekspertë vendas dhe të huaj, dalin problematika që duhen adresuar. Mellisa Perry, nga Universiteti “George Mason” USA, ka thënë se ky ishte një takim mjat i rëndësishëm ku morrën pjesë 100 shkencëtarë shqiptarë dhe nga vendet e tjera të Europës dhe nga SHBA “Ne diskutuam rëndësinë dhe integrimin e një mjedisi të shëndetshëm, të shëndetit publik, të cilësisë së ajrit dhe ujit në Shqipëri dhe në nivel global.

Shkencëtarët që i dëgjova kanë qënë mjaft inkurajues dhe kanë menduar për të ardhmen. Shumë ekspertë shqiptarë prezantuan studime mbi cilësinë e ujit dhe të ajrit në Shqipëri. E rëndësishme është që të përdoret ky informacion për të përmirësuar të ardhmen e Shqipërisë dhe të planetit tonë.

Ka një ekspertizë të jashtëzakonshme në këtë vend dhe një dëshirë të madhe për ta mbrojtur natyrën- ka thënë ajo. Ekspertët kanë evidentuar rëndësinë e një qasje sistematike që ndërlidh Mjedisin, Shëndetin dhe Mirëqenien.