Rrjedha e pritshme e 2020!Një parashikim për infrastrukturën, energjinë, mjedisin dhe shëndetësinë
A kemi shpresë se ekonomia e vendit do të ringjallet? Asgjë nuk mund të thuhet me siguri, por parashikimet e bazuara edhe në fondet e dhëna për degë të rëndësishme të ekonomisë nuk është se janë edhe aq optimiste.

Bizneset pa leje mjedisore/ Miratohen ndryshimet, 5500 biznese nuk do pajisjen me tipin C
Rreth 5500 biznese të vogla sikurse janë furrat e bukës, lavazhet, pastrimet kimike, etj. nuk do të duhet më të pajisen me lejen mjedisore të tipit C. Ndryshimet ligjore të propozuara nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit janë miratuar në Komisionin parlamentare të Veprimtarive Prodhuese, ndërkohë që mbetet miratimi në seancën plenare për t’i hapur rrugë zbatimit të rregullave të reja.

Pse po përhapen kaq shumë sëmundje nga kafshët?
Bota po kapet me koronavirusin e ri, i cili është përhapur nga Kina në të paktën 15 vende të tjera. Virusi i ri mendohet se buron nga jeta e egër, pra nga kafshët. Kjo ka të ngjarë të jetë më shumë problem në të ardhmen pasi ndryshimi i klimës dhe globalizimi ndryshojnë mënyrën e bashkëveprimit të kafshëve dhe njerëzve.

Përqindja e energjisë nga burimet e rinovueshme, Shqipëria e 7-a në Europë
Përdorimi i energjisë së rinovueshme ka shumë përfitime për çdo komb, duke përfshirë një ulje të emetimeve të gazrave serë, diversifikimin e furnizimeve të energjisë dhe një varësi të zvogëluar nga tregjet e karburanteve fosile (në veçanti, nafta dhe gazi).

Energjia nga dielli dhe era, WBIF: Shqipëria ka ligjin për ankandet, por mbetet pas me zbatimin
Shqipëria ka legjilacionin sa i takon ankandeve për energjinë nga dielli dhe era por zbatimi mbetet pas. Është ky përfundimi që nxjerr studimi që është zhvilluar nga Korniza e Investimeve në Ballkanin Perëndimor (WBIF), iniciativë që financohet nga Bashkimi Europian dhe hartuar në bashkëpunim me Sekretariatin e Komunitetit të Energjisë. Raporti mban titullin “Investimi në Energjinë e Pastër në Ballkanin Perëndimor” .
