Zjarri përfshin kodrat e Mallakastrës, digjen 40 hektarë me ullishte dhe shkurre
Një zjarr masiv ka përfshirë një sipërfaqe me ullishte dhe pyllin me shkurre e bimësi në fshatin Drenovë Mallakastër mesnatën e djeshme (15 shtator). Deri më tani janë djegur 40 hektarë me ullishte pyll dhe shkurre.

Shqipëria i bashkohet amendamentit të Konventës së Aarhusit mbi organizmat e modifikuar gjenetikisht (OMGJ)
Më 3 shtator 2020, Shqipëria pranoi amendamentin mbi organizmat e modifikuar gjenetikisht (amendamenti i OMGJ-ve) në Konventën e Komisionit Ekonomik Evropian të Kombeve të Bashkuara (UNECE) "Për të drejtën e publikut për të pasur informacion, për të marrë pjesë në vendimmarrje dhe për tiu drejtuar gjykatës për çështjet e mjedisit" (Konventa e Aarhusit), duke rritur në 32 numrin e përgjithshëm të Palëve që e kanë pranuar këtë amendament.

Zjarri në malin e Dajtit, pamjet në orët e para të mëngjesit
Mbrëmë u regjistrua një vatër zjarri në malin e Dajtit, konkretisht në Priskë. Vatra e zjarrit ishte aktive gjatë gjithë natës duke u zgjeruar në diametrin e saj.

Furnizimi me energji/ Remont në agregatin numër 1 në HEC-in e Komanit
Korporata Elektroenergjetike Shqiptare vijon masat për garantimin e furnizimit me energji në prag të dimrit. Bëhet fjalë për investime dhe ndërhyrje të planifikuara, që bëhen në HEC-et e kaskadës së Drinit, si masa sigurie për stinën e dimrit.

Butrinti jepet me koncension
Qendra më e njohur arkeologjike në Shqipëri, qyteti antik i Butrintit, pritet të menaxhohet për dhjetë vitet e ardhshme nga një agjenci e re. Në ligjin e miratuar së fundmi, ajo njihet si “Fondacion”, por për të nuk ka shumë hollësi, me përjashtim të faktit, që do të jetë një partneritet mes Ministrisë së Kulturës dhe një partneri strategjik.
