Rikthehen zjarret në vjeshtë! Shkrumbohen 2 km hekurudhë në Bubq
Vatra të shumta zjarri janë rikthyer në vendin tonë në këtë sezon vjeshte nga veriu në jug duke u favorizuar edhe nga temperaturat e larta dhe era. Një zjarr ka rënë në fshatin Vasjar të bashkisë së Memaliajt, duke rrezikuar banesat që ndodhen aty pranë. Zona e mbrojtur e Vjosë-Nartës vazhdon akoma të jetë nën pushtetin e flakëve prej disa ditësh.

Përfshihen nga flakët qindra rrënjë ullinj te Qafa e Kalasë, zjarrëfikëset në vendngjarje
Qindra rrënjë ulliri janë nën flakë në zonën që njihet si Qafa e Kalasë.

Vijon prej 2 ditësh zjarri në Maliq...digjen mbi 400 ha pyje dhe në Poros të Novoselës!
Vatra e zjarrit mes dy fshatrave në bashkinë e Maliqit, Mesmal dhe Velcan vijon të jetë aktive që prej ditës së djeshme, teksa raportohet se ka zjarri mund të jetë vendosur qëllimisht.

Zjarr në një masiv me pyje në Korçë, terreni për ndërhyrje i vështirë. Ja çfarë bëjnë forcat zjarrfikëse
Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në zonën e Korçës, në pyjet mes fshatrave Roshanjit dhe Lubonjë. Siç mëson “Panorama” zjarri është aktiv prej 24 orësh, ndërsa për shuarjen e flakëve janë angazhuar rreth 30 forca zjarrfikëse.

Tenderi/ Korça të ngrohet pa dru! Studim fizibiliteti për mundësitë e gazit të TAP-it, paneleve fotovoltaike apo burimeve eolike
Agjencia për Efiçencën e Energjisë ka hapur tenderin për realizimin e një studimi fizibiliteti lidhur me mundësinë e krijimit të një sistemi ngrohje të Korçës duke përjashtuar lëndën drusore.
