50 bova për ankorimin e mjeteve lundruese në Rivierë/ Klosi: Synojmë një pikë parkimi rajonal për bregdetin
Nisën punimet për instalimin e 50 bovave të para nga Parku Kombëtar Sazan Karaburun, në gjithë Rivierën shqiptare deri në Sarandë.
Ky është vetëm hapi i parë, të tjera iniciativa dhe investime do të ketë në drejtim të zhvillimit të aktiviteteve detare turistike.

Përcaktohen zonat prioritare për akuakulturën, Çuçi: Shqipëria ka kapacitet për zhvillimin e 10 mijë ton peshk në vit
Shqipëria ka përcaktuar tashmë zonat prioritare për zhvillimin e akuakulturës dhe kapacitetet prodhuese pas një studimi të financuar dhe kryer nga ekspertë të Bashkimit Europian. Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi, ishte në Gjirin e Vlorës aty ku ushtrojnë aktivitet 7 subjekte të rritjes së kocës dhe levrekut.

Ndërtime pa leje, ndotje akustike dhe krime mjedisore – Policia procedon penalisht 5 shtetas në Durrës dhe Krujë
Policia e Shtetit ka bërë me dije se po vazhdojnë kontrollet masive në kuadër të planit të masave për evidentimin e rasteve të ndotjes së mjedisit nga subjektet e ndryshme, ndotjes akustike, ndërtimeve pa leje, shfrytëzimit të pyjeve dhe lumenjve.

Inceneratori i Fierit/ Nisma Thurje kallëzim në SPAK
Nisma Thurje ka dorëzuar në SPAK kallëzimin penal për inceneratorin e Fierit. Sipas kallëzimit, Nisma Thurje akuzon qeverinë se është kompromentuar në falsifikimin e dokumenteve të pronësisë ku do ndërtohet inceneratori i Fierit.

“Shqipëria vendi i mafies”, banorët e Zall Gjoçajt protestojnë në Tiranë kundër HEC-eve në lumin Mat, Policia i shpërndan me forcë
Banorët e Zall Gojçajt të mbështetur nga aktivistë të shumtë kanë dalë sot në protestë përpara Kryeministrisë kundër projektit të HEC-eve në lumin Mat. Banorët kanë folur në megafon, duke kërkuar anulimin e projektit dhe janë shprehur se ata nuk do të ndalen në kërkimin e të drejtës së tyre.
