Fermerët përdorin mbetjet e kafesë në vend të plehrave kimikë
Në Shqipëri, çmimet e plehrave kimikë që përdoren në buqësi janë rritur pothuajse me 50 për qind. Fermerët thonë se kjo është e papërballueshme për ta, ndërsa të tjerë kanë gjetur mënyrë alternativa për të zëvendësuar plehrat kimikë duke përdorur mbetjet e kafesë.

Ohri në listën e pasurive botërore/ 1 vit afat për përmbushjen e 32 rekomandimeve të UNESCO-s
Në qershorin e vitit që vjen, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të paraqesin në UNESCO dosjen me hapat e ndërmarrë për përmbushjen e rekomandimeve për të mos humbur statusin që e përfshin rajonin e Ohrit në listën e pasurive botërore.

Kumbaro: Moratoriumi i gjuetisë, shton faunën e egër në Shebenik-Jabllanicë
Moratoriumi për ndalimin e gjuetisë ka bërë të mundur vitet e fundit mbrojtjen dhe shtimin e kafshëve në parkun kombëtar të Shebenik-Jabllanicës.
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ndau sot pamje të filmuara nga kamerat kurth të kafshëve të egra në këtë park.

Rënie masive e dheut në ‘Rrugën e Arbrit’, rrezikohen automjetet
Rikthimi i reshjeve të shiut ka rritur rrezikun e bllokimit të qarkullimit në rrugën e Arbrit. Masivi i dheut në malin pranë tunelit të Murrizit vijon të bjerë në rrugë, duke rrezikuar mjetet që vijojnë të qarkullojnë në drejtim të Tiranës dhe Dibrës.

Shqipëria merr 2 anije me qira për prodhim të energjisë, ministrja: Do jenë TEC-e lundruese!
Shqipëria ka marrë 2 anije me qira të cilat do të vendosen në Triportin e Vlorës dhe do të prodhojnë energji elektrike. Marrëveshja është nënshkruar tashmë, në mbështetje të SHBA-së dhe ambasadores Yuri Kim me një afat 2-vjeçar. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku u shpreh se kjo do të shërbejë për të siguruar një pavarësi energjike.
