Vjen sinjali i parë i dimrit në Tropojë, Kukës e Korçë, bora zbardh malin e Gjallicës, Gramozit e Valbonës
Në Kukës, Tropjë dhe Korçë ka ardhur sinjali i parë i futjes se stinës së dimrit. Temperaturat e ulëta të cilat kanë karakterizuar motin përgjatë ditëve të fundit kanë sjellë reshjet e parë të dëborës në lartësitë mbi 1000 metra mbi nivelin e detit. Si rrjedhojë maja e Gjalicës dhe e Gramozit u zbardhën nga dëbora.

Gjirokastër, turizmi pak ofertë/ Këshilla e ekspertëve: Duhet ndryshuar mënyra e punës
Bizneset turistike në qarkun e Gjirokastër janë në rritje, por produktet që ofrohen janë kryesisht të lidhura me akomodimin dhe ka shumë pak eksperienca për planifikim aktivitetesh për turistët. Jörn Gieschen një nga ekspertët më të njohur të turizmit në nivel ndërkombëtar ndodhet në Gjirokastër për të ofruar eksperiencën e tij pranë një grupi biznesesh në qytetin e gurtë.

Shqipëria, pjesë e koalicionit për mbrojtjen e ujërave të Gjirit Persik
Shqipëria i është bashkuar forcave të koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në operacionet detare për mbrojtjen e transportit në ujërat e Gjirit Persik. Këto operacione nisën pas një sërë sulmesh mbi cisternat e naftës për të cilatWashingtoni dhe vendet e saj aleate fajësojnë Iranin.

Raporti mbi median dhe çeshtjet mjedisore në Shqipëri nga EcoAlbania
Organizata EcoAlbania, po zbaton së fundmi projektin “Media dhe Çështjet Mjedisore në Shqipëri” (MECA), i cili synon të analizojë rolin e medias në ndjekjen dhe raportimin e aktivizimit të komuniteteve lokale për çështjet më të rëndësishme mjedisore. Në kuadër të këtij projekti është kryer një vlerësim i situatës aktuale për kontributin e mediave në raportimin e çështjeve mjedisore, si dhe një raport me raste studimore dhe rekomandime.

‘Tërbohet’ deti në Vlorë, dallgë deri në 8 ballë. Anullohen linjat e trageteve
Moti i përkeqësuar me erë dhe dallgë që shkojnë deri në 8 ballë në det të hapur, ka bërë dhe ditën e sotme mos të niset nga Italia trageti i linjës Brindisi-Vlorë. Sipas kapitanerisë së portit Vlorë,prej disa ditësh deti ka qenë me dallgë kjo ka sjell dhe pezullimin e lëvizjes detare për të gjitha mjetet lundruese.
