“10% e tregut, biokarburant” – Bejtja: Çmimi më i lartë, do përjashtohet nga taksa doganore
Duke filluar nga viti 2020, 10% e sasisë së karburanteve të konsumuara për transport në vendin tonë duhet të përbëhet nga biokarburantet. Projektligji i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë është diskutuar në Komisionin e Integrimit Evropian, ndërkohë që sipas përfaqësuese të këtij dikasteri, i hapet rruga prodhimit dhe përdorimit të biokarburanteve, me qëllim arritjen e e objektivit për përdorimin e energjive të rinovueshme në masën 38% deri në vitin 2020, si dhe reduktimin e ndotjes.

1.5 milionë lekë për ‘Festivalin e Zogjve’- Ministria e Turizmit dhe Mjedisit shpall tenderin
Festival i Zogjve do të zhvillohet për të katërtën herë në Shqipëri. Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka shpallur tenderin në Agjencinë e Prokurimit Publik. Fondi i vënë në dispozicion të organizimit të aktivitetit është 1.5 milionë lekë. Festivali, siç ka ndodhur në vitet e kaluara, organizon “ekspozitë” zogjsh, të cilët janë të klasifikuar në qindra raca të ndryshme.

Shiu përmbyt Shqipërinë, Gjirokastra në alarm, Shkodra paralajmërohet
Përmbytjet dhe problematikat janë rikthyer në disa zona të vendit pas reshjeve intensive të shiut që kanë përfshirë vendin. Përrenjtë malorë dolën nga shtrati dhe rrezikojnë pasoja në Gjirokastër, ndërsa në Delvinë 200 banorë janë të izoluar pasi ura e Vanës u shemb. Stuhia në qytetet bregdetare ka pezulluar punën në porte. Gjirokastra është në situatë emergjence dhe e rrezikuar nga përmbytjet që krijuan reshjet e para intensive për nëntorin.

Rreziku nga tërmetet, ndryshon ligji – Kontroll teknik të gjitha objekteve mbi 50 vjeçare, stadiumet, teatrot, kinematë
Objektet me moshë më të madhe se 50 vjeçare do t’i nënshtrohen kontrolleve të imta teknike, me fokus të veçantë të ndërtimet ku qytetarët kanë akses të lirë si kinematë, teatrot, stadiumet, apo marketet. Këshilli i Ministrave ka dërguar në Kuvend propozimin për disa ndryshime në Ligjin për “Kontrollin dhe Disiplinimin e Punimeve të Ndërtimit”

Investim në zonat me vlera ekologjike dhe ekonomike
Një pr.ligj i ri, që pritet të nisë diskutimet së shpejti në Kuvend, synon të vendosë fokusin te mbrojtja e zonave me vlera ekologjike detare, nëpërmjet projekteve të vogla dhe të mesme dhe zhvillimit të kërkimeve shkencore. Miratimi i ndryshimeve ligjore do të sjellë aderimin e Shqipërisë në Komisionin Ndërkombëtar të Zonave të Mbrojtura Detare, për të cilin do të duhet një shpenzim vjetor i buxhetit të shtetit prej 25 mijë eurosh.
