Shirat e rrëmbyeshëm sjellin përmbytjet e para në Shkodër, qindra hektarë nën ujë
Në lidhje me situatën e krijuar ka folur edhe administratori i Njësisë Ana e Malit në Bashkinë Shkodër, Arben Ceni, i cili deklaron se zona e Obotit ka problem vetëm me mirë-menaxhimin e kaskadës së Drinit, teksa solli në vëmendje një tjetër problematikë, atë që banorët ende nuk kanë marrë dëmshpërblimet e tyre për dy përmbytjet e fundit

Banorët e Madheshit rikthehen në vendlindje për të protestuar kundër hidrocentralit që shkreton natyrën
Komuniteti proteston kundër ndërtimit të hidrocentralit në Madhesh, Mat

Tirana “kantier” ndërtimi dhe kryeqytet i “ndotjes”, në 2020 u dha 1 leje ndërtimi në çdo 42 orë
Në rrugën “Kongresi i Manastirit” ndodhen shumë ndërtesa banimi dhe mes tyre edhe gjimnazi “Andon Zako Çajupi”. Fare pranë gjimnazit ndodhet dhe një kazan plehrash, i cili, që pa nisur mirë dita, është i tejmbushur. Situatë e njëjtë edhe në zonën e rreth-rrotullimit te Pazari i Ri, ku 4 kazanë plehrash shërbejnë si pikë grumbullimi për një zonë të populluar nga banorë, turistë apo biznese, mbetjet e të cilëve e tejkalojnë vëllimin e 4 kazanëve.

HEC-et, “peshqeshi” për Zonat e Mbrojtura, banorët humbën ujin dhe turizmin
Banesa e parë në fshatin Melth, një prej fshatrave të Zall-Gjoçajt është e Sali Kolecit. Ai e kishte lumin gati 20 metra larg shtëpisë dhe nuk e kishte menduar ndonjëherë se një ditë Përroi i Melthit, degë e Lumit të Urakës, nuk do të rridhte më. “Jam plakur aty. Nuk i laja sytë brenda, por tek lumi, kaq afër e kam pasur. Në ditë të nxehta, shuanim edhe etjen atje“, rrëfen 68 vjeçari.
“Tani lumin e kanë futur në tuba dhe uji shkon atje e prodhon energji, kjo është“, shton Koleci. Ai dhe banorët e rreth 5 fshatrave të zonës së Zall-Gjoçajt dhe të Njësisë Administrative Derjan, në Bashkinë e Matit, protestojnë prej rreth 3 vitesh kundër ndërtimit të 2 HEC-ve, të emërtuar “Sekë dhe Zais”, njëri prej të cilëve “në zemër” të Parkut Kombëtar të Zall-Gjoçajt.

Ndotja, e patrajtuar prej dekadash, liqeni i Shkodrës rrezikon të kthehet në kënetë
Prej tri dekadash liqeni më i madh i Ballkanit po vuan ndotjen e vazhdueshme dhe pamundësinë e autoriteteve shqiptare dhe atyre malazeze për ta rehabilituar.
