Gjobiten 11 karburante, mungon cilësia dhe dokumentacioni
Inspektorati Shtetëror Teknik ka gjobitur 11 karburante në të gjithë vendin. Gjobat janë vënë për mungesë dokumentacioni, apo për mosplotësimin e kritereve që kanë të bëjnë me cilësinë e tregimit të naftës dhe benzinës. Gjobat variojnë nga 50 deri në 150 mijë lekë të reja. “Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial publikon rezultatet e inspektimeve të ushtruara në subjektet e tregtimit me shumicë dhe pakicë të karburanteve dhe të lëndëve djegëse, pajisjeve nën presion dhe instalimeve elektrike për muajin qershor 2017.

Shqipëria në zonën e vendeve që importojnë vdekje nga ndotja
Vendet e pasura eksportojnë ndotjen e ajrit, e cila është e lidhur me vdekshmërinë, ndërsa importojnë mallra, shkruan ‘The Economist’… Rajoni i Europës Lindore, ku përfshihet edhe Shqipëria, ka numrin më të lartë të vdekjeve të importuara. Rajoni ka një shifër rekord prej 241 vdekjesh të importuara për një milionë banorë. Çfarë janë vdekjet e importuara? Një e treta e vdekjeve që shkaktohen nga ndotja ndodhin për shkak të transportimit të grimcave nga vendi në vend me anë të erës.
