Trajnimi i "Organizatave te Përdorimit të Ujit" se si të menaxhojmë më mirë ujin e ujitjes, për të kontribuar në zbatimin e planeve të menaxhimit të basenit të lumit Shkumbini
Qendra për Menaxhimin Agromjedisor dhe Ekonomik ka implementuar projekti 6 mujore per Trajnimin e "Organizatave te Përdorimit të Ujit", se si të menaxhohet më mirë uji i ujitjes, për të kontribuar në zbatimin e planeve të menaxhimit të basenit të lumit Shkumbin si pjese e projektit Menaxhimi i Basenit te Lumejve dhe Trasparenca.

Uji: Pasuria jonë e pa menaxhuar
Legjislacioni mjedisor evropian dhe parimet e menaxhimit të integruar të burimeve ujore në perspektivën shqiptare.

Impakti i Menaxhimit te Ujitjes ne Jeten e Fermereve- rast Lumi Shkumbin dhe Kanalet e tij
Ky shekull ka dëshmuar një zgjerim apo rritje të jashtëzakonshme të sipërfaqes ujitëse. Përmbushja e sfidës për popullatën në rritje ne lidhje me sistemet e ujitjes me performancë të ulët kërkon ndërhyrje teknike, menaxheriale dhe institucionale. Menaxhimi me pjesëmarrje i ujitjes mund të ofrojë një mënyrë të tillë përmirësimi dhe efikasiteti të përdoruesve të ujit.

Vleresimi i nivelt te ndotjes dhe Monitorimi i peshqëve në Liqenin e Ohrit
Në Evropë, liqenet e lashtë janë të kufizuar në rajonin e Ballkanit (Albrecht & Wilke, 2008), me një moshë prej 2-5 milion vjet, liqenet e Ballkanit si Ohri, Macro Prespa, Mikro Prespa dhe Maliqi (tashmë i tharë) konsiderohen si liqenet më të vjetër në Evropë dhe me vijueshmerine e jetës nga më të gjatat në bote.

Vlerësimi ekologjik dhe ekonomik i shërbimeve të ekosistemit në ujëmbledhësin e Liqenit të Ohrit
Qendra per Menaxhimin Agromjedisor dhe Ekonomik eshte duke zbatuar projektin: Vlerësimi ekologjik dhe ekonomik i shërbimeve të ekosistemit në ujëmbledhësin e Liqenit të Ohrit. Ky projekt eshte mbeshtetur nga Critical Ecosystem Partnership Fund (“CEPF”), një fond shume-dhuruesish i përbërë nga Conservation International Foundation (“CI”), International Bank for Reconstruction and Development ("IBRD"), the Global Environment Facility (“GEF”), the Government of Japan, Agènce Française de Développement (“AFD”), dhe European Union (“EU”).
