Ndotja kërcënon liqenin e Shkodrës! Afp reportazh mes peshkatarëve
Mes peshkatarëve po rritet gjithnjë e më shumë dëshpërimi ndërkohë që ndotja dhe peshkimi i paligjshëm kërcënojnë ekosistemin e liqenit të Shkodrës, më të madhit në Ballkan, që shtrihet përgjatë kufirit mes Shqipërisë dhe Malit të Zi. Dhe agjencia e lajmeve AFP i ka dedikuar liqenit të Shkodrës, një reportazh, ku sjell zërat e atyre që e njohin dhe duan atë.

“Java botërore e ujit”, Balluku në Amsterdam: Rritje të kapaciteteve të ujësjellësve në të gjithë vendin
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ishte e pranishme në konferencën e përvitshme, të organizuar në Amsterdam në kuadër të “Javës Botërore të Ujit”, me përfaqësues nga politika si dhe specialistë të sektorit të ujit nga të gjitha vendet e botës. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ministrja Balluku shprehet se zgjidhjet e integruara për menaxhimin e ujit.

Lagjia e ndarë nga uji në Durrës. Një pjesë e banorëve, ujë me fekale
Afrimi i stinës së nxehtë sjell në Durrës edhe shqetësimin për furnizimin me ujë. Por në këtë fillimsezoni, afro 2.000 banorë të qytetit po furnizohen me më shumë orë ujë, falë investimeve të bëra në rrjetin e ujësjellësit. Madje për herë të parë, një pjesë e vogël e “lagjes nr. 8” po furnizohet me ujë 24 orë në ditë. “Habi e madhe. Kaq vite në Durrës dhe është hera e parë. Të paktën me sa mbaj mend, që kur kam lindur e deri më sot, s’mbaj mend presion të tillë”, tha një banor.

Të helmuarit në Bulqizë/ Prefekti i Dibrës: Bashkia do ofrojë autobote me ujë falas
Prefekti i Qarkut Dibër nisur nga situata e krijuar nga helmimi masiv në lagjen e vjetër të Bulqizës, ka kërkuar nga institucione përgjegjëse të gjejnë sa më parë shkaqet dhe të mos delegojnë përgjegjësinë tek njëra-tjetra. Prefekti, Nexhbedin Shehu është shprehur se situata diuhet të zgjidhet sa më parë, pasi ende ka raste të personave me probleme shëndetësore.
