Zbulohet për herë të parë në vend një fjetore e skifterit këmbëkuq
Shoqata e Ruajtjes dhe e Mbrojtjes së Mjedisit Natyror në Shqipëri dhe “Shpendët e Shqipërisë” gjatë një nisme të përbashkët për monitorimin e kalimit të shpendëve grabiqarë në vend, ka mundur të gjejë fjetoren e parë në Shqipëri të skifterit këmbëkuq (Falco vespertinus).

Flamingot shfaqen në Liqenin e Pogradecit, vijnë nga Turqia e më pas shtegtojnë
Për herë të parë janë parë flamingo në liqenin e Ohrit në Pogradec. Ato mendohet se kanë ardhur nga Turqia dhe pas qëndrimit disaditor në bregun e liqenit do të shtegtojnë drejt lagunave të Nartës së Karavastaës. Flamingot në Pogradec janë parë si një fenomen i rrallë.

Krijohet Agjencia Kombëtare e Pyjeve/ Pyje të hipotekuara, një pasuri kombëtare me zë kadastralë
Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi lajmëroi krijimin e Agjencisë Kombëtare të Pyjeve, që sipas tij përkon me ndryshimin e legjislacionit për pyjet, duke sjellë një menaxhim të ri dhe administrim sipas politikave të reja për pyjet.

Rosa e detit e veriut, shpendi dimërues i rrallë në Shqipëri
Rosa e detit e veriut (Somateria mollisima) është një prej llojeve pjesë e listës së shpendëve të Shqipërisë, për të cilin është folur tepër rrallë për të mos thënë asnjëherë.

Dalin shifrat, 509 hektarë pyje u “zhdukën” gjatë 5 viteve të fundit në vendin tonë
Shqipëria është një vend i pasur me pyje e kullota, por sipërfaqja e tyre po ulet, si rrjedhojë e dukurive natyrore, shfrytëzimit pa kriter, apo edhe zjarreve.
Në vitin 2019, fondi pyjor dhe kullosor i Shqipërisë shtrihet në një sipërfaqe të përgjithshme prej 1.740.307 (ha) dhe 60,5% të sipërfaqes totale të vendit, sipas të dhënave të INSTAT. Në krahasim me vitin 2015, ky fond është reduktuar me 509 hektarë, sipas tabelave të INSTAT.
