‘Grabitqari i detit’ në rrjetën e peshkatarëve, kapet pranë derdhjes së Vjosës peshkaqeni blu
Bie në rrjetat e peshkatarëve peshkaqeni blu. Sipas peshkatarëve ky lloj peshkaqeni është specie grabitqare.

Në Shkodër 115 raste zjarresh në një muaj, zjarrfikësit kritika Zonave të Mbrojtura dhe Policisë
Zjarrëvëniet e qëllimshme janë kthyer sërish në shqetësim për zjarrfikësit tashmë që kanë nisur ditët e nxehta. 115 vatra janë regjistruar në Shkodër, në harkun e një muaji ku zjarrfikësit kanë kritika për punonjësit e zonave të Mbrojtura dhe Policinë.

Rritet popullata e flamingove, 2005 individë në zonën e mbrojtur Vjosë-Nartë
Shoqata e Ruajtjes dhe e Mbrojtjes së Mjedisit Natyror në Shqipëri PPNEA, në kuadër të inventarizimit të shpendëve folezues në zonën e peizazhit të mbrojtur Vjosë–Nartë, realizoi dy herë gjatë sezonit të folezimit censin e flamingove në këtë zonë.

Pylli i Sodës do “gjallërohet”
Në Vlorë ka nisur një ndërhyrje për rigjallërimin e pyllit të Sodës me zëvendësimin e pemëve të dëmtuara nga natyra apo dora e njeriut. Prefekti i Vlorës thotë se pemët e dëmtuara do të zëvendësohen.

Gjendet kolonia e re e dallëndyshes së detit në Divjakë-Karavasta
Një koloni e re e dallëndyshes së detit ‘Glareola pratincola’ është gjetur nga vullnetarët gjatë ditëve të fundit, në skaj të Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta.
Administrata e Zonave të Mbrojtura në Qarkun e Fierit informon se nga vlerësimet paraprake, u konfirmua një numër prej së paku 70 çiftesh folezuese, megjithatë numri i saktë mund të jetë dyfish më i madh.
