Earth Overshoot Day 2021
Me siguri keni dëgjuar për ndryshimin e klimës dhe sesi rritja e përqendrimeve të gazrave si dioksidi i karbonit ose ozoni po destabilizon ekuilibrin natyror që ekzistonte në atmosferë. Gjithashtu, problemi është shkaktuar nga vetë njeriu, dhe është po vetë ai që mund të bëjë shumë për të kundërshtuar efektet që ne tashmë po përjetojmë.

“Vdes” rrapi 400-vjeçar i Tabakëve
Rrapi i Tabakëve, i vendosur në “Lulishten 1 Maji”, shërbente dikur si vendi ku mblidhej pleqësia e qytetit për të marrë vendime të rëndësishme.

Dita Evropiane e Parqeve
Pandemia Covid-19 paraqiti sfida të shumta, të cilave as parqet dhe zonat e mbrojtura nuk u rezistuan dot. Nga mungesa e të ardhurave, vështirësitë në funksionim dhe komunikim, mungesa e vizitorëve, e nganjëherë fluksi i madh i vizitorëve në disa parqe, pandemia ka treguar edhe një herë se sa të ndjeshme janë zonat e mbrojtura. Tani ato duhet t’u përshtaten mënyrave të reja të komunikimit, infrastrukturës së re dhe vizitorëve, gjë që theksohet përmes parullës së këtij viti “Parqet – gjenerata e ardhshme”.

Në Prespë ka nisur censusi për Pelikanin kaçurrel specia e rrallë që gjendet edhe në ujërat e këtij liqeni.
Janë mbi 1200 individë në ujërat e Prespës, që ndahen mes vendit tonë, Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut, ndërsa vetëm vitin e kaluar janë numëruar nga specialistët deri në 400 pelikanë kaçurrele që qëndronin në pjesën shqiptare të ujërave të liqenit.

Vazhdon të jetë aktive vatra e zjarrit në fshatin Bulshar të Mirditës.
Vijon prej ditës së djeshme zjarri në malet e Bulsharës në Mirditë, e pamundur ndërhyrja e zjarrfikëseve
