Qytetarët organizojnë një peticion për largimin e mbetjeve në zonën e Ish-Poligrafikut
Disa Banorë të Njësisë Administrative Nr.1 së bashku me organizatën "Qëndresa Qytetare" kanë marrë nismën e krijimit të një peticioni elektronik, për t'u paraqitur në Bashkinë Tiranë, me qëllim largimin e mbetjeve në zonën e Ish-Poligrafikut, sipas Ligjit nr. 139/2015 Për Vetëqeverisjen Vendore, Neni 26, pika 1 “Bashkia është përgjegjëse për Sigurimin, në nivel vendor, të masave për mbrojtjen e cilësisë së ajrit, tokës dhe ujit nga ndotja” dhe Ligjin nr.10 463, datë 22.9.2011 “Për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve”.

Nuk mori masa për mbetjet në Shkumbin, IKMT ndëshkon me 2 mln lekë gjobë Bashkinë e Rrogozhinës
IKMT ka gjobitur me 2 milionë lekë Bashkinë e Rrogozhinës, për shkak se mbetjet derdheshin në lumin Shkumbin.

Situata me mbetjet në Durrës, Bashkia shpall emergjencën mjedisore, marrëveshja për dërgimin e plehrave në Sharrë bëhet fakt i kryer
Këshilli Bashkiak i Durrësit shpalli emergjencën mjedisore gjatë një mbledhje online të enjten e 11 qershorit, ndërsa nga ana tjetër transferimi i mbejteve nga Durrësi në landfillin e Sharrës u bë fakt i kryer. Këshilli bashkiak i Durrësit miratoi emergjencën mjedisore në fushën e menaxhimit të integruar të mbetjeve në territorin e bashkisë Durrës, për shkak të mbylljes së venddepozitimit të Porto-Romanos, ndërkohë që marrëveshja midis kompanisë koncesionare të inceneratorit në Sharrë dhe bashkisë është arritur de fakto.

Shkarkonte ujërat e ndotura industriale në lumin Fan, gjobitet fabrika e pasurimit të bakrit
Policia e Shtetit vijon operacionin kundër krimeve mjedisore, duke marrë masa këtë herë kundër një fabrike të pasurimit të bakrit.

Plehrat në Sharrë ose Bushat, plani për të shpëtuar Durrësin nga katastrofa
Durrësi mbetet në prag të katastrofës mjedisore, pas mbylljes së landfillit të Porto Romanos dhe dështimit për ti dërguar në Sharrë. Mbetjet ndërkohë po dërgohen në Manzë ku banorët janë ngritur në protestë, ndërsa në Durrës, kazanëve iu vu flaka. Në mbrëmje prej Kryeministrisë u ndez një dritë shprese, pasi plehrat do të dërgohen në Sharrë dhe Bushat.
