Mbetjet


Plehrat drejt fshatit/ Shtohen pirgjet me mbetje pranë fshatit Zharrëz

Mbetjet urbane të bashkisë Patos depozitohen shumë larg vendit të caktuar për këtë qëllim.

LEXO ME SHUME >


Kanali i plehrave në Fushë-Krujë/ Bashkia nuk i pastron. Humb asfalti dhe në pjesë të tjera të qytetit

Ndodhem në hyrje të Fushë Krujës, kanali mbrapa meje dikur ka qenë i mbushur me ujë ndërsa tani me plehra të cilat nuk dihet se kur bashkia i ka pastruar për herë të fundit. Fushë Kruja administrohet nga bashkia e Krujës, kjo e fundit duhet të kujdeset për mirëmbajtjen e rrugëve apo dhe pastrimin e tyre, rrugë të cilat fatkeqësisht janë pushtuar nga balta dhe mbeturinat.

LEXO ME SHUME >


Fundi i qeseve, vendimi nxjerr jashtë loje industrinë 200 mln euro

Vendimi për të ndaluar prodhimin dhe tregtimin e qeseve plastike nxjerr jashtë loje një industri të tërë. Vlera e investimeve e sipërmarrësve arrin deri në 200 milionë euro, ndërsa të punësuarit direkt dhe indirekt përllogariten deri në 30 mijë persona. Aktorët e tregut thonë se askush nuk është konsultuar me grupet e interesit në hartimin e këtij draftligji.

LEXO ME SHUME >


Banorët e Kurbinit kërkojnë pastrimin e kanalit: Po përmbytemi nga 3 herë në vit

Kurbini rrezikon të përmbytet sërish nëse do të ketë reshje intensive shiu. Kanali i ujërave të larta nuk është pastruar asnjeherë në kuotat që duhet dhe shtrati i tij është i bllokur në disa vende. "Nuk është pastruar tash 30 vjet, nuk është çuar në kuotën e duhur.", thonë qytetarët.

LEXO ME SHUME >


Klosi: Shqipëria vendi i parë europian pa qese plastike më 1 Qershor 2020

Plastika është një kërcënim për mjedisin dhe planetin. Shqipëria do jetë i pari vend europian pa qese plastike më 1 qershor 2020 duke e vendosur kështu në hartën e vendeve lider për veprimet konkrete kundër plastikës dakordësuar kjo edhe me partnerët ndërkombëtarë. Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi përmes një video sensibilizuese për dëmet që sjell plastika në planet shprehet se, “plastika nuk lë vend për jetë”.

LEXO ME SHUME >

Qëndroni më të informuar për mjedisin

Regjistrohuni për të marrë përmbledhjen ditore të lajmeve mjedisore në e-mailin tuaj.