U kapën duke peshkuar me mjete të ndaluara, policia e Shkodrës procedon dy qytetarë
Si rezultat i patrullimeve të vazhdueshme në liqenin e Shkodrës, policia ka konstatuar dhe goditur 2 raste të tjera të peshkimit me mjete të ndaluara.

Trafiku i ri Shqipëri-Itali po lulëzon në heshtje, breshkat e tokës shiten nga 60-2000 euro në tregun e zi
Një furgon i nisur nga Shqipëria është ndaluar në Portin e Brindizit disa ditë më parë pasi po kontrabandonte dy ekzemplarë të rritur të breshkave të llojit "Testudo Hermanni", tregtia e të cilave është e ndaluar sipas ligjeve ndërkombëtare pasi janë specie në rrezik zhdukje. Ato ishin fshehur me kujdes, por kjo nuk ka lejuar që shoferi përgjegjës, shtetas shqiptar, banues në Itali, t'i shpëtojë kontrollit.

“Do të jetë katastrofë”, banorët e Zall Herrit në protestë: Nëse shpërthen diga e Bovillës, ndërtesat do të bien si kërpudha
Banorët e njësisë administrative të Zall Herrit janë hedhur në protestë, pasi akuzojnë se guroret që punojnë në këtë zonë kanë dëmtuar cilësinë e ujit të pijshëm madje dhe rrugën.

Prenë masivisht sipërfaqe pyjore në zonën e mbrojtur “Liqeni i Zi”, tre në pranga, në kërkim dy vëllezër
Tre persona kanë rënë në prangat e policisë, pasi akuzohen se prenë pyje në zonat e mbrojtura në Bulqizë. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se në kuadër të operacionit policor të koduar “Shtegu”, u arrestuan në flagrancë shtetasit: Banush Dedja; Ramadan Basha; Zabit Kola. Ndërkohë u shpallën në kërkim Bajram dhe Ajet Lici.

Zgjerimi i portit në Porto Romano shkakton probleme mjedisore
Banorët e Porto-Romanos ankohen se zgjerimi i portit dhe përpunimi i mineraleve po shkakton ndotje dhe po i detyron që të shpërngulen nga zona, ndërkohë që përfaqësuesit e kompanisë koncesionare pretendojnë se dëmet mjedisore janë minimizuar.
