Aktiviteti njerëzor


Dateri, dëmet që po i shkaktohen detit nga nxjerrja e jashtëligjshme

Në internet të huajt që kalojnë pushimet në Shqipëri mes mijëra vlerësimeve që bëjnë për klimën, detin e ushqimin nuk harrojnë tek tuk të specifikojnë edhe konsumin e daterit, një lloj midhje e ndaluar për t’u konsumuar jo vetëm në vendin tonë por edhe më gjerë për shkak të riskut që i kanoset. Nuk është e jashtëzakonshme që edhe pse i përjashtuar nga lista, daterin mund ta gjesh në menutë e restoranteve në gjithë bregdetin shqiptar dhe jo vetëm.

LEXO ME SHUME >


Mirditë: 87-vjeçari që u shoqërua në polici pasi kundërshtoi HEC-et: “Deri sa të vdes, unë do shkoj në protestë”

Katër banorë të Mirditës janë shoqëruar në polici ditën e djeshme pasi janë paditur për pengim të punimeve nga përfaqësues të firmës private “Shpërdhaza Energji”, që po ndërton HEC-et në zonën e Kaçinarit.

LEXO ME SHUME >


Krimi Mjedisor: 85 mije dollare per 1 ha pyll te prere pa leje. Germimet, penalitet 600 dollare per meter kub

Çdo veprim që shkakton dëme mjedisore do të penalizohet me gjoba mjaft të rënda.  Përmes një vendimi që mban datën 13 shkurt, Këshilli i Ministrave ka miratuar listën e re të gjobave për shkeljet mjedisore, të cilat tashmë mund të shkojnë në qindra mijëra dollarë për shkelje të rënda.

LEXO ME SHUME >


Ligj i ri për aktivitetin turistik detar, rregullat për jahtet, kroçerat, motorët e ujit dhe peshkimin

Qeveria ka vendosur të rregullojë me një ligj të veçantë atë që quhet turizëm detar duke përfshirë këtu të gjithë mjetet lundruese apo ato të argëtimit që përdoren në funksion të këtij sektori. Në një projektligj të nxjerrë për konsultim Ministria e Turizmit dhe Mjedisit nënvizohet se “aktivitetet e turizmit detar”, janë veprimtaritë që ushtrohen në ujërat e brendshme të lundrueshme të tilla si lundrimi për zbavitje, Serf, Zhytje çlodhëse, windsurf, ski në ujë, wake board, motor uji, peshkim për turizëm.

LEXO ME SHUME >


“Lobimet” shtyjnë lejet e mjedisit – Heqja e lejes të tipit C, Klosi: Lehtëson biznesin, jemi konsultuar përgjatë 1 viti

Parlamenti ka shtyrë miratimin e ndryshimeve në ligjin “Për lejet e mjedisit”, që parashikojnë heqjen e detyrimit për pajisje me leje mjedisore të tipit C për 6200 biznese të vegjël, sikurse janë furrat e bukës, lavazhet, pastrimet kimike, etj. Kërkesa për shtyrjen e diskutimit u bë nga kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla, ndonëse sipas ministrit të Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi ndryshimet janë konsultuar përgjatë 1 viti, por po pengohen nga lobime të caktuara.

LEXO ME SHUME >

Qëndroni më të informuar për mjedisin

Regjistrohuni për të marrë përmbledhjen ditore të lajmeve mjedisore në e-mailin tuaj.