Shoqatat kundër ligjit për energjinë: Nuk mbrojnë investitorët
Shoqata shqiptare e energjisë së rinovueshme kundërshton ndryshimet e bëra nga qeveria në projektligjin për energjinë, me argumentin se nuk është konsultuar me grupet e interesit dhe nuk mbron investitorët.

Digjnin mbetje në gropën e gëlqeres duke ndotur ajrin, 2 të arrestuar në Krujë
Dy persona u arrestuan nga Policia për veprën penale "Ndotja e ajrit" si dhe një tjetër do të hetohet në gjendje të lirë.

Mazniku kërkon që lejet për aktivitetet me ndotje akustike t’i kalojnë bashkisë Tiranë
Në mbledhjen e Komisionit për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, nënkryetari i Bashkisë Tiranë, Arbjan Mazniku sugjeron që lejet e tipit C t’i kalojnë bashkisë.

Dateri, dëmet që po i shkaktohen detit nga nxjerrja e jashtëligjshme
Në internet të huajt që kalojnë pushimet në Shqipëri mes mijëra vlerësimeve që bëjnë për klimën, detin e ushqimin nuk harrojnë tek tuk të specifikojnë edhe konsumin e daterit, një lloj midhje e ndaluar për t’u konsumuar jo vetëm në vendin tonë por edhe më gjerë për shkak të riskut që i kanoset. Nuk është e jashtëzakonshme që edhe pse i përjashtuar nga lista, daterin mund ta gjesh në menutë e restoranteve në gjithë bregdetin shqiptar dhe jo vetëm.

Mirditë: 87-vjeçari që u shoqërua në polici pasi kundërshtoi HEC-et: “Deri sa të vdes, unë do shkoj në protestë”
Katër banorë të Mirditës janë shoqëruar në polici ditën e djeshme pasi janë paditur për pengim të punimeve nga përfaqësues të firmës private “Shpërdhaza Energji”, që po ndërton HEC-et në zonën e Kaçinarit.
