Autoritetet bëjnë një vesh shurdh ndaj gjuetisë së paligjshme në Kune-Vain
Të shtënat mbi shpendët shtegtarë në zonën e mbrojtur të lagunës së Kune-Vainit oshëtinë edhe këtë dimër, por Policia e Shtetit dhe Administrata e Zonave të Mbrojtura mohojnë t’i kenë dëgjuar.
Ministria e Mjedisit pranon paligjshmërinë e ‘emergjencës mjedisore’ për inceneratorët
Tetë vjet pas shpalljes së emergjencës mjedisore që i hapi rrugën kontratave të inceneratorëve, Ministria e Mjedisit pranon përmes një projekt-drafti se vendimi nuk bazohej në ligj – ndryshe nga kryeministri Rama që e konsideroi atë “gurthemeli” për procedurat ligjore.

Projektet në zonat e mbrojtura kërcënojnë pasuritë natyrore të Shqipërisë
Shoqata e Ornitologëve Shqiptarë, AOS, në bashkëpunim me organizata të tjera mjedisore shprehin shqetësimin se projektet e qeverisë po dëmtojnë habitatet e larmishme natyrore të vendit bashkë me speciet e rralla që i popullojnë ato.

Mungesa e monitorimit rrit rreziqet nga ndotja e pesticideve në Shqipëri
Ndryshimet klimatike i nxisin fermerët të përdorin më shumë pesticide - duke shtuar rrezikun për transferimin e tyre në zinxhirin ushqimor, ndërsa Shqipërisë i mungon një sistem efektiv monitorimi i toksicitetit të mbetjeve të tyre në produktet bujqësore dhe në mjedis.
