Qumësht shqiptar apo serb? Blegtoria drejt shterimit
Bujqësia shqiptare po vuan prej politikave mbështetëse të qëndrueshme. Blegtorët për vitin që lamë pas, u njohën me ndryshimin e skemës subvencionuese, atë të 10 lekëve për litër qumështi, me një tavan, deri në 70.000 lekë të rinj. Përfitimi përballë kostove, është thuajse i papërfillshëm, duke bërë që fermat e vogla të shkojnë drejt mbylljes.

Nisma për hartimin e metodologjisë për vlerësimin pasuror të krimit mjedisor në Zonat e Mbrojtura në Shqipëri
Në kuadër të procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe si rezultat i disa detyrimeve që rrjedhin nga Marrëveshja e Stabilizim-Asocijimit, Shqipëria ka bërë hapa përpara në përafrimin e kuadrit ligjor dhe institucional me atë të BE-së. Në këtë kuadër, edhe sektori i mjedisit ka pësuar një sërë ndryshimesh ligjore dhe institucionale.

Pyjet e pishave në rrezik/ Karamelo: Pasoja për mjedisin, shëndetin e turizmin. Klosi: Kompetencë e bashkive
Sipërfaqe të mëdha të pyjeve halore në rrethin e Korçës, Kolonjës, Pukës, Mirditës dhe Peshkpisë janë prekur nga sëmundja e procesionares, duke tharë mijëra pisha e duke rrezikuar mijëra të tjerë”. Gjendja e cilësuar si katastrofike është denoncuar nga një grup deputetësh, të cilët kanë kërkuar shpjegime nga ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi mbi këtët situatë.

Projekti i BERZH, Monitorimi i HEC-eve në Shqipëri dhe Maqedoninë Veriore
Projekti i BERZH për nxitjen e konservimit të lumenjve dhe burimeve të tjera ujore në Ballkanin Perëndimor, pjesë e Projektit TC “Shënimet e Udhëzimit Mjedisor dhe Social të Bankës për Projektet e Hidrocentralit”, i akordon një fond të veçantë monitorimit të HEC pikërisht në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut.

Belshi aplikon ndriçimin novator edhe në fshatra/Hapet tenderi për impiant fotovoltaik! Edhe ujësjellësi, i pari me energji diellore
Bashkia Belsh ka hapur tenderin për projektin e ndriçimit rrugor me ndricues Solar LED 60w për lagjet Dragot, Hysë, Qafëshkallë dhe Tafan”. Fondi limit është 12.3 milionë lekë dhe afati kohor për dorëzimin e ofertave është 28 shkurti 2020.
