Takim informues dhe konsultativ për ecurinë dhe vazhdimësinë e projektit mbi Mbrojtjen e Fokës Mesdhetare në rajonin e Shqipërisë
Organizata PPNEA është angazhuar tashmë prej gati dy vitesh në implementimin e projektit mbi Mbrojtjen e Fokës Mesdhetare në rajonin e Shqipërisë, kohë në të cilën ajo ka vazhduar punën intensive me mbledhje informacionesh dhe punë monitoruese të vazhdueshme në terren.

Objektivi për biokarburantet, në pikëpyetje – Bejtja: Duhet ta përmbushim
Duke filluar nga viti 2020, 10% e sasisë së karburanteve të konsumuara për transport në vendin tonë duhet të përbëhet nga biokarburantet. Projektligji i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë është diskutuar në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese, ndërkohë që vjen në kuadër të detyrimeve që ka vendi ynë për përdorimin e energjive të rinovueshme në masën 38% deri në vitin 2020.

Dita e Shërbimit Pyjor/ Mbillen 500 pemë në Urën Vajgurore
Në të dyja anët e shtratit të lumit Osum në Urën Vajgurore u mbollën sot 500 pemë, në kuadër të Ditës së Shërbimit Pyjor.

Vlerësimi mjedisor për Vjosën, një tjetër Copy-Paste
Firma këshilluese “Abkons”, e kontraktuar për hartimin e vleresimit mjedisor nga kompania turke “Ayen Alb”, kjo e fundit e kontraktuar vitin e shkuar nga qeveria për të ndërtuar hidrocentralin e madh të Kalivaçit në Vjosë, nuk ka kryer një studim të ri mjedisor dhe, madje, as një vlerësim origjinal të sajin.

“Po talleni me ne”: Banorët e Kalivaçit presin me revoltë projektin e HEC-it
Në qendrën kulturore të qytetit të Memaliajt, ekipi i koncesionarit të Kalivaçit u prit me këmbët e para nga banorët e zonës, në një seancë të tensionuar konsultimi brenda sallës ende të dekoruar me urimet e festave të fundvitit.
