Vjosa, lumi i egër i Europës, ka “avokatin” e saj. Ambientalistët: Kemi besim tek drejtësia e re!
Reportazhi i publikuar nga ‘The Associated Press’ si dhe shpërndarja e videos sensibilizuese nga fituesi i çmimit Oscar dhe mbrojtësi i zjarrtë i mjedisit Leonardo DiCaprio, është lajm i mirë për organizatën shqiptare, e cila ka shumë vite që ngre zërin për të mbrojtur lumin e vetëm të egër të Europës, lumin Vjosa. Olsi Nika, drejtor ekzekutiv i “EcoAlbania”shpjegon se si shkoi shqetësimi për Vjosën deri tek ylli i Hollivudit.

Lulishtja e Pogradecit në rikonstruksion! Hapet tenderi 7.49 milionë lekë
Bashkia Pogradec ka shpallur tenderin për rikualifikimin urban të lulishtes qendrore në Pogradec. Fondi i vënë në dispozicion të projektit është 7.49 milionë lekë.

Burrat e Matit ngujohen në çadër, protestë kundër futjes së lumenjve në tub
Banorët e Matit kundërshtojnë ndërtimin e hidrocentralit të Sekës në lumin Zall Gjoçaj, një projekt hidrik që sipas tyre kërcënon mjedisin, furnizimin me ujë të shumë fshatrave si dhe bletarinë dhe blegtorinë në zonën e thellë malore. Prej gati 2 javësh dhjetëra banorë të disa fshatrave të zonës së Matit, kanë ngritur një çadër dhe kanë bllokuar rrugën e hapur rishtazi nga një kompani koncesionare për ndërtimin e HEC-it të Sekës në lumin Zall Gjoçaj.

Leonardo di Caprio në mbrojtje të Vjosës, ka një apel për qeverinë shqiptare
Aktori i njohur i Hollywoodit Leonardo Di Caprio i është bashkuar fushatës për mbrojtjen e lumit Vjosa nga ndërtimi i hidrocentraleve.

Ndotja akustike, Policia e Shtetit taskforcë për kontrollet në bregdet
Policia e Shtetit në bashkëpunim me institucione të tjera të ngarkuara me përgjegjësi në kuadër të taskforcës “Për sezonin turistik veror 2019” ka marrë të gjitha masat për garantimin e pushimeve të qeta dhe të sigurta për të gjithë pushuesit në zonat turistike dhe plazhe, ku një ndër më kryesoret është menaxhimi i nivelit të zhurmave në qendrat urbane, zonat turistike dhe ato bregdetare.
