Plazhi i vjetër në Vlorë edhe ketë sezon mbetet “njollë e zezë” e ndotjes
Plazhi i vjetër mbetet njolla e zezë e ndotjes në bregdetin e Vlorës edhe për këtë sezon turistik që është në prag, derdhja e Ujërave te zeza, një problematikë e trashësuar ndër vite ende nuk ka marrë zgjidhje. Plazhi i vjetër siç duket do të jetë njolla e zezë edhe ketë sezon turistik në bregdetin e Vlorës.

Kundër HEC-eve në Fushë Bulqizë, banorët akuzojnë administratorin e njësisë
Banorët e 3 fshatrave në Fushë Bulqizë kanë zhvilluar një protestë në lidhje me ndërtimin e 3 HEC-eve që do të ndërtohen në këtë zonë. Banorët e kanë akuzuar administratorin e Fushë Bulqizës, Agron Boja, se po favorizon firmën ndërtuese dhe shprehen të vendosur ta mbrojnë ujin dhe të mos e lejojnë firmën të ndërtojë.

Ndotja në Kune-vain, banorë e vizitorë: Duhet vetëm pak punë për mirëmbajtje
Edhe një tjetër lagunë mund të kishte fatin e Karavastasë nëse do të mirëmbahej më shumë.

Mbrojtja e mjedisit, plotësim legjislacionit me vepra penale
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “problematika e derisotme në zbatimin dhe detyrimin e legjislacionit për mjedisin ka treguar se mjedisi nuk mbrohet dhe nuk mund të mbrohet siç duhet vetëm me një legjislacion administrativ, prandaj ai duhet të plotësohet edhe me veprat penale në fushën e mjedisit dhe me sanksionet përkatëse të parashikuara në Kodin Penal”.

Anulohet ndërtimi i HEC-it në Kolonjë të Gjirokastrës
HEC-i i parashikuar të ngrihej në përroin e Rehovës, degë e lumit të Kardhiqit në fshatin Kolonjë të njësisë administrative Picar në Gjirokastër, nuk do të ndërtohet. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikës ka vendosur pezullimin e procesit pas shqetësimit të ngritur nga banorët për impaktin që shkaktonte ndërtimi i kësaj vepre në zonën në fjalë.
