Veliaj: Ndotësit më të mëdhenj të ajrit automjetet, më 5 maj dita pa makina
Ndotësit kryesorë të ajrit të Tiranës janë makinat. Faktin e bëri të ditur kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, gjatë një takimi të organizuar nga ambasada hungareze për promovimin e teknologjisë në mirëmenaxhimin e qyteteve.

Skanimi i HEC-eve – Zv.ministri Bonati: Deri më tani janë ndërprerë 17 kontrata të njëanshme
Ka shkuar në 17 numri i kontratave të ndërprera në mënyrë të njëanshme me subjektet për ndërtimin e hidrocentraleve. Këtë e ka bërë të ditur zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Hantin Bonati, gjatë një deklarate për shtyp.

Njoftim për shtyp: HEC Kalivaç, kompania zhvillon takimet paraprake me informacion “të cunguar”
Organizatat mjedisore mbajnë qëndrim në lidhje me projektin e hidrocentralit të Kalivaçit në lumin Vjosa

A duhet të ndërtohet TEC-i në Korçë?
Sasia e CO2 të emetuar prej 174.127 kg/orë dhe kjo përbën, ndoshta, edhe kundërshtimin kryesor që qytetarët kanë për vendin e ndërtimit të parashikuar në projekt. Nuk e dimë arsyen se pse kompania ka zgjedhur ndërtimin e TEC pikërisht 1 km larg qytetit të Korçës, përveçse dëshirës së mirë për të realizuar edhe ngrohjen e qytetit (DH) me ujë të ngrohtë.

Mbillen 25 mijë pemë në zonën e Vaqarrit, ku bimësia është dëmtuar
Dhjetëra vullnetarë dhe punonjës të institucioneve të varësisë iu bashkuan aksionit të mbjelljes së 25 mijë fidanëve në zonën e Vaqarrit, ku një pjesë e pyjeve janë dëmtuar.
