Do gjobitesh nëse i bie borisë së makinës
Ndotja akustike dhe problemet shëndetsore që ajo shkakton, çdo ditë e më shumë po shtyn qeveritarët dhe ekspertët t’i kushtojnë vëmendjen e nevojshme. Zhurma akustike për qytetin e Tiranës dhe jo vetëm, shkaktohet nga fluksi i madh i makinave dhe trafiku i rënduar, në orë të caktuar të ditës, kryesisht në mëngjes e darkë.

Jo më ndotje akustike në sezonin e ri turistik
Ndotja akustike në plazhe nuk do të lejohet në sezonin e ri turistik. Gjatë një takimi me drejtuesit e bashkive në qarkun e Vlorës, ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi paralajmëroi se ministria e Mjedisit do të revokojë lejet mjedisore për ato hotele, bare apo restorante që do të shkaktojnë ndotje akustike.

Ndotja akustike, Shqipëria plan kundër "borive" të automjeteve
Shqipëria renditet në vendin e 23-të mes 98 vendeve të analizuara nga Numbeo për indeksin e ndotjes akustike. Indeksi i përgjithshëm i ndotjes për vitin 2018 rezultoi 75.21 ndërkohë që indeksi i kombinuar i dy ekstremeve, pra shkallës më të lartë të ndotjes akustike dhe asaj më të ulët ka dhënë një rezultat prej 130.4. Nga vendet e rajonit vetëm Maqedonia ka një ndotje akustike më të lartë që e rendit atë në vendin e 12.
