Thyhet rekordi historik për temperaturën e muajit dhjetor në Tiranë
Thyhet rekordi historik për temperaturën e muajit dhjetor në Tiranë
Sot temperatura në Tiranë shënoi 17 Gradë. Kjo vlerë shënon një rekord historik për klimën në dhjetor i matur në 30 vitet e fundit. Rekordi i mëparshëm për muajin dhjetor ishte në vitin 2021.

Shqipëria, ndër vendet më të rrezikuara nga ndryshimet klimatike
Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit, Universiteti Politeknik i Tiranës, së bashku me Helvetas dhe Agjencinë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, organizuan ditën e djeshme seminarin dedikuar Ndryshimeve Klimatike, me të ftuar kryesore Rupa Mukerji, eksperte ndërkombëtare dhe bashkautore e raportit të gjashtë të Panelit Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike (IPCC).

I nxehti ekstrem, po shkakton probleme në shëndetin e njerëzve
Nga të gjitha fatkeqësitë natyrore, valët e të nxehtit, cilësohen si "vrasësit" numër 1 nga studimet. Dhe ndërsa temperaturat vazhdojnë të rriten për shkak të krizës klimatike, shkencëtarët presin që ajo të sëmurë edhe më shumë njerëz.

Më pak ujë për bujqësinë? Deri në vitin 2050, mbi 80% e tokës nuk do të ketë ujë të mjaftueshëm për të korrat!
Deri në vitin 2050, më shumë se 80 % e tokës që tani i dedikohet bujqësisë nuk do të ketë më ujë të mjaftueshëm për të korrat, të cilat do të duhet të përqendrohen në vende të tjera.

“Ndryshimet Klimatike, ndikim negativ te energjia”
Ndryshimet klimatike kanë një ndikim të madh në drejtim të prodhimit të energjisë në Shqipëri, për shkak se mbi 99% e energjisë prodhohet nga burimet hidrike”.
