Ajri


Ndotja e ajrit dëmton jo vetëm shëndetin, por edhe performancën ekonomike

Monitorimi i ajrit në Shqipëri mbetet një nga sektorët më problematikë. Sipas OBSH ndotja e ajrit shkakton 24,109 vdekje në vit në Evropë. Ndërkohë që studimi më i fundit i Universitetit të Kembrixh (Shkurt 2024) tregon se në vendet si Anglia kjo ndotje ndikon edhe mbi performancën e ekonomisë duke e ulur atë deri në masën 5%.

Monitorimi i cilësisë së ajrit është një çështje mjedisore me ndikim në shëndetin publik, por është gjithashtu edhe një detyrim që nevojitet të plotësohet në kuadër të proçeseve të integrimit me Bashkimin Evropian. Studime të ndryshme të kryera në Shqipëri lidhur me monitorimin e cilësisë së ajrit, referojnë se ngarkesa e ajrit me grimca është më e lartë se standartet e OBSH. Sipas Raportit mbi Gjendjen e Mjedisit në Shqipëri për 2022, të publikuar nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit, vlerat e ndotësve të ajrit për dy elementet e mëposhtëm janë: 15,6 µg/m3 për PM 2.5 (nga 11,3 µg/m3, në BE) dhe 5,678 µg/ m3 (nga 4.182 µg/m3 në BE) për ozonin.

Sipas një studimi të fundit të Universitetit të Kembrixh, është parë se nivelet e larta të ndotjes së ajrit mund të ulin përformancën e punës në grup, e cila është thelbësore në zgjidhjen e çështjeve komplekse, p.sh në fusha të tilla si, zhvillimi i teknologjive të lidhura me energjitë e pastra, gjë e cila mund të godasë zhvillimin ekonomik të vendeve me nivel të lartë ndotjeje dhe vendeve në zhvillim.

Ndikimi i ajrit të ndotur në produktivitetin në punë për rrjedhojë edhe në situatën ekonomike

Ndikimet negative të ndotjes “vërehen kryesisht në vendet me ndotje të lartë, apo në vendet në zhvillim. Duke qënë se produktiviteti në punë i ekipeve që drejtojnë veprimtarinë prodhuese në sektorë të ndryshëm të zhvillimit ndikohet nga ndotja e ajrit, sipas një studimi të publikuar nga Gazeta e Psikologjisë Ekonomike në 2024 – mund të thuhet se nivelet e larta të saj, ka gjasa të shihen si faktor me ndikim në zhvillimin ekonomik.


“Progresi në shkencë dhe në fusha të tjera të ndërthurura, kërkon një nivel të caktuar bashkëpunimi në grup, që vjen i shoqëruar me kombinim të aftësive për zgjidhjen e problemeve komplekse. Për rrjedhojë është me rëndësi të kuptohet se cilët janë faktorët e jashtëm me ndikim në zvogëlimin e përformancës së punës në grup”, thotë bashkëautori i studimit.

Paul Lohman

“Gjetjet tona, të cilat janë të lidhura me ndikimet e matëshme të ndojtes në produktivitetin e grupit, të shoqëruara njëkohësisht më një shpjegim statistikor, përsa i përket aftësisë së grupit për t’i dhënë zgjidhje çështjeve të nderlikuara, merr një rëndësi të caktuar – nëse bëhet fjalë për punonjësit në të gjithë botën, veçanërisht për punonjësit në vendet me ekonomi në zhvillim, ku normat e ndotjes së ajrit janë të larta”.

Si një situatë e shpeshtë në vendet në zhvillim aty ku bën pjesë edhe Shqipëria, ky shpjegim statistikor ka vlerë edhe për vendin tonë pasi ngarkesa e grimcave PM 2.5 të regjistruara së fundmi është më e lartë krahasuar me vlerat normale të deklaruara nga OBSH.

4 ndotësit më të zakonshëm të ajrit, me ndikim negativ në performancën e individëve të përfshirë në proçese ku nevojiten zgjidhje kolektive të problemit

Studimi morri në analizë ndikimin e katër ndotësve më të zakonshëm të ajrit; monoksidi i karbonit (CO), dioksidi i sulfurit (SO 2), dioksidi i azotit (NO 2) dhe grimcat me diametër më të vogël 2.5 mikrometër (PM 2.5).

Të dhënat u morën nga 16 stacione të monitorimit të ndotjes në Londër, gjeneruar nga matësit automatikë Urbanë dhe Ruralë, ofruar nga Departamenti i Mjedisit, Ushqimit dhe çështjeve Rurale.
Rezultatet e studimit tregojnë se të 4 ndotësit kanë të njëjtin ndikim negativ në përformancën e grupit dhe është interesant fakti që këto ndikime vërehen në vlera lehtësisht më të ulëta se standartet e Organizatës Botërore të Shëndetsisë.

Studimi vlerësohet me rëndësi për grupet e punës që operojnë në fushën e inovacionit, në vende me ekonomi në zhvillim

Studimi mbyllet më përfundim, që i përshtatet kryesisht ekonomive në zhvillim.
“Rezultatet e studimit flasin për ndikim të ndotjes së ajrit në produktivitetin në punë të grupeve që bazohen në analizën jo-rutinë, ndërveprimin bashkëpunues, kryesisht tipar i mjediseve moderne të punës. Shumë ekonomi me zhvillim të ulët dhe të mesëm shfaqin nivele më të larta të ndotjes, me gjasë më efekt ngadalësues në zhvillimin ekonomik dhe zbutjen e varfërisë.
Ndërsa këto vende synojnë të rrisin punësimin në sektorë të ekonomisë, të lidhur me shërbimet, zvogëlimi i ndotjes në ajër mund të shërbejë si një faktor i rëndësishëm kontekstual dhe me ndikim në kapacitetet novatore, të cilat vlerësohen si thelbësore për ekonomitë në zhvillim”

Reference

https://www-jbs-cam-ac-uk.translate.goog/2024/how-air-pollution-can-harm-team-performance/?_x_tr_sl=sr&_x_tr_tl=en&_x_tr_hl=en&_x_tr_pto=sc

Qëndroni më të informuar për mjedisin

Regjistrohuni për të marrë përmbledhjen ditore të lajmeve mjedisore në e-mailin tuaj.