Aktiviteti njerëzor


Gjobë fabrikës në Uznovë për ndotje

Pas ankesave të banorëve për ndotjen që shkakton fabrika e lëkurëve në Uznovë ka reaguar Inspektoriati i mjedisit.

Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë subjekt, Inspektoriati i Mjedisit ka konstatuar shkelje në shkarkimet në ajër që kanë sjellë edhe ndotje mjedisore.

Për këtë arsye ndaj fabrikës është vendosur një gjobë prej 500 mijë lekë. Drejtori i Inspektoriatit të Mjedisit për qarkun Berat, Ergert Laçka ka pohuar se ky aktivitet ka qenë në survejim.

Rreth 2 muaj më parë, banorët e lagjes “Uznovë” deklaruan për Top Chanel se kjo fabrikë është shndërruar në një burim epidemie dhe ndotjeje për ta. Sipas banorëve helmet dhe shkarkimi i mbetjeve në ajër dhe në tokë ka shtuar problemet shëndetësore tek banorët. Pasoja ka patur edhe në bujqësi, pasi kimikatet që përdoren në fabrikë ndikojnë në tharjen e bimëve në tokat bujqësore.

Edhe mjekët konfirmojnë një shtim të problemeve shëndetësore tek banorët, kryesisht në rrugët e frymëmarrjes apo infeksione të ndryshme në lëkurë.

Qëndroni më të informuar për mjedisin

Regjistrohuni për të marrë përmbledhjen ditore të lajmeve mjedisore në e-mailin tuaj.