Aktiviteti njerëzor


Kundër HEC-eve në Fushë Bulqizë, banorët akuzojnë administratorin e njësisë

Banorët e 3 fshatrave në Fushë Bulqizë kanë zhvilluar një protestë në lidhje me ndërtimin e 3 HEC-eve që do të ndërtohen në këtë zonë.

Banorët e kanë akuzuar administratorin e Fushë Bulqizës, Agron Boja, se po favorizon firmën ndërtuese dhe shprehen të vendosur ta mbrojnë ujin dhe të mos e lejojnë firmën të ndërtojë.

Leja për ndërtimin e HEC-eve ende nuk e ka marrë miratimin e Këshillit Bashkiak të Bulqizës.

Banorët kundërshtojnë ndërtimin e HEC-eve, pasi sipas tyre ato do të shkatërrojnë natyrën, do t’iu merret uji vaditës dhe uji i pijshëm.

Pak muaj më parë, ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi ishte në Fushë Bulqizë dhe anuloi koncesionin për shfrytëzimin e masivit pyjor “Shesh Bulqizë”, ku banorët për 4 vite kishin bllokuar zbatimin e kontratës, pasi e kundërshtonin një koncesion të tillë. 

Qëndroni më të informuar për mjedisin

Regjistrohuni për të marrë përmbledhjen ditore të lajmeve mjedisore në e-mailin tuaj.