Aktiviteti njerëzor


A mundet të nxjerrim metalin Nikel nëpërmjet bimëve nga tokat e mineralizuara të Shqipërisë?

Është i njohur fakti se rreth 11% i territorit të Shqipërisë është tokë e mineralizuar, e pasur me metale të rënda; Nikel, Krom dhe Kobalt. Këto toka janë të lokalizuara në pjesën Verilindore – Juglindore të vendit dhe karakterizohen nga mungesa e lëndëve ushqyese, për pasojë nuk e favorizojnë prodhim bujqësorë.

Në këto toka rritet një florë karakteristikë, që i është përshtatur kushteve të tyre specifike dhe midis tyre gjënden disa bimë më aftësi për të thithur më shumë se 100 -1000 herë Nikel se bimët normale. Këto quhen bimë hiperakumulatore të Nikelit. Këto bimë rriten natyralisht në zonat e mineralizuara të vendit, në tokat e pasura me Hekur-Nikel duke akumuluar në kërcej, gjethe dhe lule sasira të mëdha metali që kalojnë 1% të masës së tyre të thatë. Bimët pasi korren nga toka, digjen duke përfituar hirin nga i cili mund të ekstraktohet një produkt që mund ta quajmë bio-mineral. Në shumicën e tokave të mineralizuara në vëndin tonë nikeli është mjaftueshëm disponibël për tu thithur nga bimët hiperakumulatore të tij.

Në zonën e Pojskës, Pogradec prej 10 vitesh ne kemi testuar kultivimin e bimëve hiperakumulatore të nikelit (Alyssum murale ose pulpëverdhe) për ekstraktimin e tij nga tokat bujqësore jo produktive të mineralizuara. Ne kemi aplikuar teknologji e sisteme kultivimi të ndryshme, kemi testuar lloje te ndryshmë te bimëve hiperakumulatore nga flora shqipëtare.

Life-Agrominë është një projekt i financuar nga Unioni Europian, i ndërrmare nga Universiteti i Lorraine, Nancy në Francë në bashkëpunim me disa institute, laboratorë dhe qëndra kërkimore në Spanjë, Greqi, Austri, Belgjikë dhe Shqipëri. AEEM-Center është përfaqësuese e projektit për Shqipërinë. Stafi i AEEM-Center për një kohë të gjatë ka kultivuar dhe testuar bimët hiperakumulatore të Florës Shqipëtare. Në bashkëpunim me Universitetin e Lorraine në Nancy në kemi një eksperiencë të gjatë në drejtim të ekstraktimit të nikelit të tokës më anë të hipërakumulatoreve të tij dhe më pas rikuperimin e nikelit nga bimët dhe përdorimin ë tij për qëllime komerciale.

Synimi jonë është ta testojmë në sipërfaqe të mëdha deri në 5 ha teknologjinë e quajtur “Agromining”, pra kultivimin e tokave bujqësore të mineralizuara të fermereve në zonat ë varfëra rurale, jo për kultura bujqësore, por kultivimin e bimëvë hiperakumulatore për ekstraktimin e metaleve. Më pas këto bimë dërgohen në Universitëtin e Lorraine ku do të ekstraktohet Nikeli.

Ky projekt shikohet si një mundësi ë mirë për ti dhenë përgjigje pyetjes. A mund të jetë “Agromining” një alternativë e Bujqësisë Shqipëtare në zonat bujqësore të mineralizuara me produktivitet bujqësorë të ulët?

Më teknikat e përdorura deri tani ne kemi arritur të ekstraktojmë mbi 100 kg Nikel për ha. Gjithashtu, me teknikat e fundit të ekstraktimit te nikelit nga bima ne kemi arritur të rikuperojmë 80 % të nikelit në bimën hiperakumulatore dhe më pas duke e transformuar në formën e kripës së Nikelit. Fakti që tokat e mineralizuara janë të ngopura më nikel është një tregues shpresëdhenës për vazhdimësinë e kësaj teknologjie në këto toka. 

Qëndroni më të informuar për mjedisin

Regjistrohuni për të marrë përmbledhjen ditore të lajmeve mjedisore në e-mailin tuaj.