Aktiviteti njerëzor


Mbillen 25 mijë pemë në zonën e Vaqarrit, ku bimësia është dëmtuar

Dhjetëra vullnetarë dhe punonjës të institucioneve të varësisë iu bashkuan aksionit të mbjelljes së 25 mijë fidanëve në zonën e Vaqarrit, ku një pjesë e pyjeve janë dëmtuar.

“Nuk besoj se ka pasur një pamje më të bukur Tirana, se sa mijëra njerëz të përfshirë në çdo cep të territorit për të mbjellë pemë. Jam sot shumë krenar që i shërbej një qyteti, ku njerëzit e kanë kuptuar misionin e tyre: që ky është një mision jo për politikë, jo për bashki, jo për administratë, por një mision për familjet tona. Jemi sot në një kodrinë që ndodhet pas Kombinatit, një Kombinat që gjatë kohës së komunizmit prodhonte ndotje, që gjatë kohës së tranzicionit prodhonte ndërtime pa leje dhe prerje pemësh, dhe një Kombinat që sot po i ndryshon faqja, duke nisur nga rrugët kryesore, tek urbanizimi i lagjeve, por mbi të gjitha tek kjo kurorë”, tha kryebashkiaku Veliaj.

Veliaj ftoi këdo të kontribuojë duke mbjellë pemë për të afërmit e tyre. Ky gjest ka vlerë, pasi po mbjell edhe një tjetër mentalitet për të kontribuar për hapësirat e përbashkëta. 

Qëndroni më të informuar për mjedisin

Regjistrohuni për të marrë përmbledhjen ditore të lajmeve mjedisore në e-mailin tuaj.