Aktiviteti njerëzor


Transportonin dru zjarri në mënyrë të paligjshme – ISHMPUT gjobit shkelësit në Tiranë

Inspektorati Shtetëror të Mjedisit, Pyjeve, Ujërave dhe Turizmit ka nisur aksionin për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të moratoriumit të pyjeve. Nga kontrollet e fundit, ISHMPUT  ka gjobitur dy shtetas përkatësisht me nga 80 000 lekë secili për pasi transportonin lëndë drusore në mënyrë të paligjshme.

Krahas masës administrative me gjobë, Inspektorati Shtetëror të Mjedisit, Pyjeve, Ujërave dhe Turizmit po ashtu ka sekuestruar edhe materialin drusor.

Sipas ISHMPUT-së, evidentimi i shkelësve erdhi pas ankesave të mbërritura pranë këtij institucionit dhe në Platformën për Bahskëqeverisjë lidhur me prerjen e paligjshme të pyjeve në Qarkun e Tiranës.

Në këtë kuadër ISHMPUT ngriti grupin e punës me patrullimin e lëvizshëm ditën dhe natën përgjatë në akset rrugore dhe variantet autopyjore.

“Gjatë patrullimit natën në rastin e parë, personi me iniciale L.L, në aksin rrugor Tiranë-Babrru, po transportonte në mënyrë të paligjshme 1.5mst dru zjarri, ndaj të cilit u mor masa administrative gjobë me vlerë 80.000 lekë si dhe masa plotësuese sekuestrim i materialit drusor. Gjithashtu dhe ne rastin e dytë, personi me iniciale S.L u sekuestrua 2 mst dru zjarri, ndaj të cilit u mor masa administrative gjobë me vlerë 80.000 lekë si dhe masa plotësuese sekuestrim i materialit drusor.” 

Qëndroni më të informuar për mjedisin

Regjistrohuni për të marrë përmbledhjen ditore të lajmeve mjedisore në e-mailin tuaj.