Aktiviteti njerëzor


Programi i Kombeve të Bashkuara/ Zhvillim turistik i qëndrueshëm në gjirin e Vlorës

Përcaktimi i aksioneve për zhvillimin e qëndrueshëm të aktivitetit të anijeve turistike në gjirin e Vlorës, ishte në fokus të takimit që Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura organizoi sot në bashkëpunim më institucionin e prefektit të Qarkut Vlorë, me mbështetjen e kapitenerisë dhe Portit Vlorë në kuadër programit të binjakëzimit të Zonave Veçanërisht të Mbrojtura me Rëndësi Mesdhetare (SPAMI).

Gjatë takimit u diskutuan me grupet e interesit mundësitë për të përmirësuar ofertën turistike dhe të reduktojmë impaktin mjedisor, në vijim të angazhimit për të siguruar një zhvillim turistik të qëndrueshëm për gjirin e Vlorës dhe në mënyrë të veçantë për parkun kombëtar detar Karaburun Sazan.

Përfaqësuesit e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura falënderuan anijet turistike që operojnë në park, të cilat shprehën gatishmërinë për t’ju bashkuar kësaj iniciative.

Ky aktivitet financohet nga SPARAC, në kuadër të programit të binjakëzimit të SPAMI, financuar nga Ministria Italiane e Mjedisit, Tokës dhe Detit, në zbatim të Programit të Kombeve të Bashkuara për mjedisin, “Plani i Veprimit për Mesdheun”.

Qëndroni më të informuar për mjedisin

Regjistrohuni për të marrë përmbledhjen ditore të lajmeve mjedisore në e-mailin tuaj.