Aktiviteti njerëzor


Klosi: Me partnerët e rajonit do monitorojmë ujërat detare

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi ka theksuar nevojën e monitorimit të ujërave detarë në një konferencë të përbashkët me përfaqësues të vendeve të Mesdheut.

Zhvillimi i turizmit blu tha ai kërkon edhe mbrojtjen e deteve nga ndotja që mund të shkaktohet nga anijet apo aktivitetet të tjera të pakontrolluara.

Klosi: Ne e dimë shumë mirë që kemi shumë nevojë, sidomos me partnerët tanë të vendeve të rajonit të kemi një dakordësi për të monitoruar njëlloj detin Adriatik.

Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Zonave Të Mbrojtura thotë se po punohet për ngritjen e një sistemi monitorimi te ujërave që do të identifikojë problematikat.

"Monitorim do të thotë të mbledhim të dhënat për të parë se ku jemi. Po punohet është problemi i mbetjeve urbane. Për këtë  ka filluar jo vetëm monitorimi, por edhe pastrimi i detit". 

Ndotja e lumenjve dhe deteve vjen kryesisht nga plastika, ndaj Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka marrë vendim për ndalimin e qeseve plastike brenda vitit të ardhshëm. Për ata që do t`i përdorin, qytetarë apo biznese do të përballen me gjoba.

Qëndroni më të informuar për mjedisin

Regjistrohuni për të marrë përmbledhjen ditore të lajmeve mjedisore në e-mailin tuaj.