Aktiviteti njerëzor


Mister në Kavajë, peshqit e ngodhur mbulojnë bregun e detit

Prej tri ditësh bregu i detit në Karpen të Kavajës është mbushur me peshq të ngordhur. Por nuk dihet shkaku i kësaj situate. Në mënyrë të mistershme dhjetëra-qindra peshq të ngordhur kanë mbushur bregun e detit në Karpen të Kavajës. Shkaku i ngordhjes mbetet ende i panjohur, pasi askush nuk di të thotë arsyen, apo shkaqet e këtij fenomeni aspak normal. Kjo është hera e parë që në këtë vijë bregdetare dallgët sjellin peshq të ngordhur në breg të detit.

Pavarëisht situatës, tejet problematike autoritet përkatëse ende nuk kanë nisur apo dhënë ndodnjë informacion zyrtarë mbi këtë fenomen, po aq të rëndë dhe të rrallë për ujërat e Adriatikut.

Paraprakisht dyshimet lidhen me ndotjen që shkaktohet nga shkarkimet e Hidrovorit të Karpenit dhe Qerretit.

Por, nuk përjashtohet dhe mundësia që peshkatarët e zonës kanë përdorur lëndë plasëse gjatë peshkimit, duke sjellë pasoja të rënda tek gjallesat detare. 

Qëndroni më të informuar për mjedisin

Regjistrohuni për të marrë përmbledhjen ditore të lajmeve mjedisore në e-mailin tuaj.