Aktiviteti njerëzor


“TË PADËMTUARIT”

Gadishulli Ballkanit ka lumenjtë e fundit të lirë të Evropës dhe është strehë e kafshëve të egra të larmishme dhe endemike. Këto janë “Të padëmtuarit”- lumenj befasues, të pacënuar dhe pa diga. Megjithatë, këto lumenj janë nën kërcënimin e një zhvillimi të paprecedent, të pakontrolluar të projekteve hidro-energjetike nga kompani private. Mbi 2700 HEC-e janë planifikuar për tu ndërtuar në Ballkan, 535 prej të cilave në zona të mbrojtura, ndërsa 113 diga në 14 parqe kombëtare.

Është ndjekur Turi i Lumenjve të Ballkanit, ku një grup të apasionuarish pas kajakut, filmave, fotografë dhe miq vendosën të ngrihen për këto lumenj dhe përshkuan Ballkanin për 39 ditë, duke lundruar në 23 lumenj dhe 6 vende dhe organizuan 11 evente. Është një udhëtim i egër që përfundon me një protestë emocionale përpara selisë së Kryeministrit shqiptar, duke i kërkuar qeverisë që të ndalë të gjitha planet e digave në lumin Vjosa. Me rreth 500 vozitës dhe më shumë se 1,500 protestues nga 18 vende, Turi i Lumenjve të Ballkanit ishte aksioni më i madh i mbrojtjes së lumenjve në Evropë deri më sot. Vëmendja e medias ndërkombëtare, ndikoi në prezantimin e çështjes së fshehtë të digave tek njerëzit në Ballkan, Evropë dhe botë duke ekspozuar koncesionet shpesh të paligjshme për ndërtimin e hidrocentraleve. Filmi i shfaqur ka përshkuar në një udhëtim virtual me ekuipazhin teksa lundrojnë nëpër kanione dhe lugina të egra, duke dëgjuar historitë plot emocion të banorëve që jetojnë të varur nga këto lumenj.

Ky film u përçon shikuesve ndjenjën dhe kurajon për të vepruar dhe për t’iu qasur problemeve të botës me kreativitet dhe shpresë. 

Qëndroni më të informuar për mjedisin

Regjistrohuni për të marrë përmbledhjen ditore të lajmeve mjedisore në e-mailin tuaj.