Aktiviteti njerëzor


Leonardo di Caprio në mbrojtje të Vjosës, ka një apel për qeverinë shqiptare

Këtë radhë postimi i tij në Instagram ka të bëjë me Shqipërinë. Aktori i njohur i Hollywoodit Leonardo Di Caprio i është bashkuar fushatës për mbrojtjen e lumit Vjosa nga ndërtimi i hidrocentraleve.

Përmes një postimi në Instagram, ai shprehet se qeveria shqiptare ka planifikuar një projekt që Vjosa të prodhojë sa më shumë energji elektrike.

Di Caprio e cilëson Shqipërinë si një nga vendet më të varfëra të Europës dhe tregon se lumi i Vjosës rrjedh nga shpatet e malit Pindu në Greqi dhe derdhet në brigjet e detit Adriatik.

Më tej, aktori evidenton dëmet që këto ndërtime do t’i sjellin ekosistemit si dhe kontaminimin e ujit.

‘Lumi i Vjosës rrjedh nga shpatet e malit Pindu në Greqi dhe derdhet në brigjet e detit Adriatik. Qeveria Shqiptare ka planifikuar një projekt që Vjosa të prodhojë sa më shumë energji elektrike për një nga vendet më të varfëra të Europës duke patur qëllim ndërtimin e 8 HEC-eve përgjatë rrjedhës së saj. Gjatë një studimi vendosin në pikëpyetje rolin fuqizimit përmes ujit. Shumë kritikë thonë se përfitimet e HEC-eve janë të mbivlerësuara. Por ato bllokojnë rrjedhën natyrale të lumenjve dhe ndryshojnë përbërjen kimike të tyre’, shkruan Di Caprio.

Kujtojmë që shumë figura të njohura janë bërë pjesë e një fushate për mbrojtjen e Vjosës nën sloganin ‘Mos ma prek Vjosën’.

Qëndroni më të informuar për mjedisin

Regjistrohuni për të marrë përmbledhjen ditore të lajmeve mjedisore në e-mailin tuaj.