Aktiviteti njerëzor


Takim informues dhe konsultativ për ecurinë dhe vazhdimësinë e projektit mbi Mbrojtjen e Fokës Mesdhetare në rajonin e Shqipërisë

Organizata PPNEA është angazhuar tashmë prej gati dy vitesh në implementimin e projektit mbi Mbrojtjen e Fokës Mesdhetare në rajonin e Shqipërisë, kohë në të cilën ajo ka vazhduar punën intensive me mbledhje informacionesh dhe punë monitoruese të vazhdueshme në terren.

Në këtë kuadër u zhvillua sot takimi informues dhe konsultativ për ecurinë dhe vazhdimësinë e kësaj nisme.

Qëllimi i projektit ështe hapja e rrugëve për kthimin e fokës mesdhetare nëpërmjet informimit dhe edukimit të palëve të interesit, publikun e gjerë si dhe duke identifikuar habitatet e përshtatshme dhe duke promovuar mbrojtjen e tyre.

Një informacion i shkurtër mbi fokën mesdhetare:

Foka mesdhetare (Monachus monachus) është foka më e rrallë në botë dhe gjitari ujor më i rrezikuar në Evropë.

Ka qenë dhe vazhdon të jetë e shpërndarë në Mesdhe, në Detin e Zi dhe në Atlantikun e Veriut, por sot shpërndarja e fokës mesdhetare ka pësuar një fragmentim të lartë. Foka mesdhetare është ligjërisht e mbrojtur nga një sërë ligjesh kombëtare, marrëveshjeve rajonale dhe ndërkombëtare, si dhe nga rregullat e Bashkimit Evropian.

Qëndroni më të informuar për mjedisin

Regjistrohuni për të marrë përmbledhjen ditore të lajmeve mjedisore në e-mailin tuaj.