Aktiviteti njerëzor


Konference shtypi per Vjosen

Ne vijim te perpjekjeve per mbrojtjen e Lumit Vjosa nga digat, organizata EcoAlbania dhe mbeshtetesit e peticionit te krijuar per t'u dorezuar ne Kryeministri, Ministria e Mjedisit, Ministria e Energjise, Kuvendi, Presidenca, Avokati i Popullit etj, do te organizojne diten e shtune, dt. 15 shkurt 2020, rreth ores 10.00-10.30 ne Hotel Tirana, nje Konference Shtypi me gazetare dhe te tjere te interesuar, ku do te lexojne edhe nje deklarate per shtyp. Aty do te marrin pjese edhe Prof. Schiemer dhe kolege te tjere qe do te vijne enkas nga Austria dhe Gjermania. Qellimi eshte te jemi sa me te pranishem ne mbeshtetjen e nismes si bote akademike per mbrojtjen e Vjoses. keshtu qe, te gjithe te interesuarit, mund te bashkohen. Bashkengjitur, eshte edhe kopja e Deklarates se ISWR 2019. 

Deklarata: Ruani lumenjtë e egër

Lumenjtë me rrjedhje të lirë janë ndër ekosistemet më të vyer në tokë, duke siguruar një gamë të gjerë shërbimesh shoqërore dhe ekonomike, dhe përfitime për njeriun. Gjatë 50 viteve të kaluara, shumë lumenj janë përkeqësuar fuqimisht; brenda Bashkimit Europian, për shembull, vetëm 4 nga 10 lumenjtë janë në një gjendje të mirë ekologjike - shumica e tyre janë të vendosura në zona të thella dhe malore.

Në të gjithë Europën, ndërtimi i kaluar dhe i vazhdueshëm i digave për hidrocentrale është shkaku kryesor i një rënie të pashembullt të jetës së ujërave të ëmbla dhe funksioneve të ekosistemit. Për fat të mirë, pjesët malore të lumenjve të Ballkanit mbeten ende në një gjendje të mirë të jashtëzakonshme; në të njëjtën kohë ata janë pika të nxehta me rëndësi globale për jetën e ujërave të ëmbla. Sidoqoftë, rreth 3,000 hidrocentrale të rinj janë në planifikim, duke kërcënuar këtë trashëgimi natyrore unike.

Lumi Vjosë në Shqipëri - i shquar për gjendjen e tij gati-natyrore - është një trashëgimi natyrore me rëndësi europiane.

Duke qenë të vetëdijshëm për vlerën dhe rëndësinë e madhe të lumenjve të fundit të rrjedhshëm të egër dhe të lirë të botës, duke ditur për kërcënimet e jashtëzakonshme me të cilat ata përballen, ne kërkojmë nga përfaqësuesit e Komisionit Europian dhe anëtarët e Parlamentit Europian të sigurojnë në mënyrë të vazhdueshme:

Të mbrojnë lumenjtë e mbetur të paprekur në Europë nga dëmtimi, devijimi, kanalizimi ose ndotja;

Të ripërtërijnë ata lumenj dhe përrenj që janë ndikuar në të kaluarën;

Të zbatojnë Direktivën Europiane të Kornizës së Ujit, Direktivën EIA dhe Direktivat Natura 2000 në vendet e BE-së, si dhe në shtetet e pranimit në BE.

Më tej ne kërkojmë nga liderët politikë të vendeve të Ballkanit që t'i kushtojnë vëmendje të veçantë lumenjve të tyre, pasi ato formojnë shtyllat kurrizore kulturore dhe natyrore të të gjithë rajonit.

Mbrojtja e jetës së pasur kulturore dhe natyrore të shoqëruar me peizazhet e lumenjve ofron një mundësi unike për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik në këtë rajon. Prandaj, urgjentisht u bëjmë thirrje udhëheqësve në Europën Jug-Lindore që:

Të ndjekin rreptësisht standardet e BE-së dhe direktivat e saj; veçanërisht për të monitoruar me kujdes dhe për të përmirësuar cilësinë dhe standardet e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis në përgatitjen e projekteve që ndikojnë në lumë.

Të shpallin dhe zgjerojnë zonat e mbrojtura përgjatë lumenjve, si janë parqet kombëtare, rezervat natyrore etj.

Në lidhje me Vjosën, ne i kërkojmë Qeverisë shqiptare:

Të respektojë dhe zbatojë standardet e Bashkimit Europian në procesin e planifikimit të digave (EIA, WFD, Direktivat Natura 2000) në Vjosë, si dhe përgjatë të gjithë lumenjve në Shqipëri;

Të ndjekë standardet ndërkombëtare në menaxhimin e lumenjve;

Të mbrojë Vjosën dhe degët e saj në gjithë gjatësinë e saj në Shqipëri dhe për të mbështetur vizionin për krijimin e Parkut Kombëtar të parë të Lumit të Egër të Europës.

Të mbështetë programe kërkimore për të vlerësuar vetitë strukturore, funksionin dhe vlerat e lumit, si një trashëgimi natyrore me rëndësi europiane.

Qëndroni më të informuar për mjedisin

Regjistrohuni për të marrë përmbledhjen ditore të lajmeve mjedisore në e-mailin tuaj.