Aktiviteti njerëzor


“Lobimet” shtyjnë lejet e mjedisit – Heqja e lejes të tipit C, Klosi: Lehtëson biznesin, jemi konsultuar përgjatë 1 viti

Parlamenti ka shtyrë miratimin e ndryshimeve në ligjin “Për lejet e mjedisit”, që parashikojnë heqjen e detyrimit për pajisje me leje mjedisore të tipit C për 6200 biznese të vegjël, sikurse janë furrat e bukës, lavazhet, pastrimet kimike, etj. Kërkesa për shtyrjen e diskutimit u bë nga kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla, ndonëse sipas ministrit të Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi ndryshimet janë konsultuar përgjatë 1 viti, por po pengohen nga lobime të caktuara.

Sipas Klosit ndryshimet e propozuar lehtësojnë bizneset e vegjël, duke kursyer kohë dhe para.

Më herët ekspertët e mjedisit i kanë kundërshtuar këto ndryshime, pasi sipas tyre, janë disa kategori biznesesh, që nuk duhet të përjashtohen, pasi shkaktojnë ndotje të konsiderueshme, ndonëse nga ministria konsiderohen si ndotës të vegjël.

Qëndroni më të informuar për mjedisin

Regjistrohuni për të marrë përmbledhjen ditore të lajmeve mjedisore në e-mailin tuaj.