Aktiviteti njerëzor


Digjnin mbetje në gropën e gëlqeres duke ndotur ajrin, 2 të arrestuar në Krujë

Dy persona u arrestuan nga Policia për veprën penale "Ndotja e ajrit" si dhe një tjetër do të hetohet në gjendje të lirë.

Ata akuzohen se më datë 4 mars 2020 në Krastë, Krujë, në një gropë gëlqereje po digjnin mbetje të ndryshme, duke shkaktuar tym e gazra dhe arome të rëndë, të dëmshme për shëndetin e qytetarëve. 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë arrestuan në flagrancë Sh. T., 57 vjeç dhe S. Z., 65 vjeç, banues në Kameras, Fushë Krujë, si dhe proceduan në gjendje të lirë Sh. Sh., 45 vjeç, banues në Krujë.

Qëndroni më të informuar për mjedisin

Regjistrohuni për të marrë përmbledhjen ditore të lajmeve mjedisore në e-mailin tuaj.