Mbetjet


"Syri i Ciklopit" mbushet nga mbeturinat

Ky është "Syri i Ciklopit", një atrakasion i ri turistik që gjendet vetëm katër kilometra larg Tiranës, e që kohët e fundit po shihet si një pikë turistike ideale.

Por siç shihet dhe nga pamjet në video, vendin e kanë mbuluar mbeturinat që lihen sa herë që turistët kalojnë fundjavat e tyre aty.

Edhe këtë herë, iniciativa ka qenë individuale. Fatjon Plaku, fotograf dhe njëherësh adhurues i natyrës, përmes një postimi në facebook arriti të sensibilizojë të rinjtë e zonës që ta pastronin këtë atraksion të ri turistik.

Qëndroni më të informuar për mjedisin

Regjistrohuni për të marrë përmbledhjen ditore të lajmeve mjedisore në e-mailin tuaj.