Ndryshimet klimatike


Ora e Tokës (Earth Hour) këtë vit më 28 Mars 2020

Ora e Tokës (Earth Hour) është një traditë e përvitshme gjatë të cilës njerëzit fikin dritat e shtëpisë së tyre për t'iu bashkuar lëvizjes botërore që promovon qëndrueshmërinë dhe veprimet pozitive për luftën kundër ndryshimeve klimatike.

Një nismë që ka nisur nga Fondi Botëror i Natyrës në vitin 2007, e cila do të organizohet mbrëmjen e sotme, 28 Mars 2020, nga ora 20:30 deri në 21:30 sipas orës lokale.

Qëllimi i Orës së Tokës është të bashkojë njerëzit që kanë një qëllim të përbashkët: një të ardhme eko-miqësore. Le të bashkohemi së bashku me të gjithë botën, për të ulur gjurmën tonë mjedisore duke kontribuar vetëm me 1 orë pushim, duke fikur dritat dhe duke iu bashkuar një momenti botëror solidariteti në ndihmë të shtëpisë tonë të përbashkët.

Teksa qëndrojmë në shtëpi në këto ditë të vështira, le të kujdesemi për veten, njëri-tjetrin dhe planetin!

#EarthHour #ClimateAction #Connect2Earth

Qëndroni më të informuar për mjedisin

Regjistrohuni për të marrë përmbledhjen ditore të lajmeve mjedisore në e-mailin tuaj.