Ajri


Përmirësohet cilësia e ajrit, Tirana shënon nivelin më të ulët të ndotjes

Përveç lajmit të mirë se thuajse përditë shtohet numri i personave të shëruar nga COVID-19, një tjetër lajm i mirë gjatë këtyre ditëve të karantinës është përmirësimi i cilësisë së ajrit.

Delegacioni i Bashkimit Europian, informoi se në Tiranë është shënuar niveli më i ulët i ndotjes për herë të parë që nga fillimi i zbatimit të projektit “Green Lungs”, i financuar nga Bashkimi Europian dhe i zbatuar nga rrjeti organizatave mjedisore të udhëhequra nga Co-PLAN Institute for Habitat Development dhe Milieukontakt Albania.

Në mbrëmjen e 7 prillit u regjistrua për herë të parë në zonën e 21 Dhjetorit vlera 0 mg/m3 për grimcat PM 2.5 dhe PM 10.

Delegacioni i BE-së publikoi një video informuese rreth cilësisë së ajrit, përpara dhe gjatë periudhës së karantinës në Tiranë.

Qëndroni më të informuar për mjedisin

Regjistrohuni për të marrë përmbledhjen ditore të lajmeve mjedisore në e-mailin tuaj.